“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Bindja forcon udhëzimin dhe besimin

Imam Muhamed El-Amin Esh-Shenkiti (v. 1393)
Edua-ul-Bejan (2/346-347)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -tebarek ue te ala- ka thënë:

”Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam udhëzimin.” 18:13

Nga ky ajet fisnik kuptohet se ai që beson në Zotin e tij dhe e adhuron Atë, udhëzohet nga Zoti i tij sepse adhurimi është shkak që forcon udhëzimin dhe besimin. Kuptimi i kësaj është sqaruar qartë në disa vende të tjera, si në fjalët e Allahut -te ala-:

”Sa për ata që ndjekin rrugën e drejtë, Ai ua shton udhëzimin dhe u jep devotshmëri.” 47:17

”E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne.” 29:69

Këto ajete të përmendura janë dëshmi e qartë se besimi rritet. Nga kjo kuptohet gjithashtu se ai edhe pakësohet dhe këtë e përdorte si argument imam Bukhari -rahimehullah-. Kjo dëshmi është pa dyshim e qartë si dita. Ti vetë e sheh se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta kuptuar këtë veçse se besimi rritet dhe pakësohet, dhe Allahu -te ala- e di më mirë.

Shpërndaje: