Shejkh Muhammed bin Se’id Raslan
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=74UpSJjroQQ
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kjo këshillë është për bijtë.
Nëse ata i marrin këto këshilla, jeta e tyre do të rregullohet dhe shpresojmë se ata do të shpëtojnë në këtë jetë dhe në botën tjetër.
Bindju nënës sate dhe babait tënd në çdo gjë që të urdhërojnë, nëse nuk është mëkat.
Drejtohuni atyre me butësi e sjellje dhe ngrihuni për ta kur hyjnë tek ju.
Ruaje imazhin dhe pozitën e tyre; pasurinë, dinjitetit dhe nderin.
Respektojë ata dhe jepu atyre çfarë do që kërkojnë.
Konsultohu me ata në lidhje më punët tuaj dhe çështjet tuaja, shto lutjet për ta dhe kërko falje për ta.
Nëse ata kanë një mysafir, atëherë uluni pranë derës dhe shiko shikimet e tyre. Mund të jetë se ata të urdhërojnë diçka në heshtje ose në mënyrë indirekte.
Bëje atë që u pëlqen atyre, pa të urdhëruar ata.
Pra, në qoftë se ata të urdhërojnë për të, atëherë shkalla e lumturisë do të ulet.
Mos e ngritë zërin para tyre. As mos i ndërprit kur flasin.
Mos polemizo me ta në ndonjë çështje. Dhe nëse je i sigurt në atë që mendon ti.
Pastaj përpiqu t’i bindësh ata me butësi dhe nëse ata janë këmbëngulës për mendimin e tyre, atëherë mos i kundërshto edhe nëse janë gabim.
Të gjitha këto në gjërat në lidhje me punët e kësaj bote. Dhe sa i përket çështjeve të ahiretit, atëherë ata kanë një të drejtë që të sillesh me butësi ndaj tyre.
Mos i gënje prindërit dhe merr atë që të kanë lejuar të marrësh.
Mos udhëto kur ata nuk të lejojnë ta bësh këtë.
Nëse je sprovuar me një mëkat si p.sh me pirjen e duhanit, atëherë mos e vepro këtë mëkat në prani të tyre edhe nëse ata të lejojnë ta bësh këtë.
Mos i shqetëso prindërit kur janë në gjumë.
Dhe mos harro ngjarjen e atyre tre personave të cilët shkëmbi i mbylli në shpellë.
Pastaj njëri prej tyre kërkoi afrim tek Allahu (Tabarak ue Te ala) me anë të veprave të tij të mira, të cilat ishin të lidhura në mënyrë specifike me bindjen ndaj prindërve të tij të cilët ishin të moshuar.
Ai e kishte zakon të kthehej nga kullotja e bagëtive të tij, pastaj ai i mjelte ato dhe vinte me një gotë qumësht dhe qëndronte me të në dorën e tij derisa do ta pinin.
Një ditë u vonua dhe i gjeti ata fjetur, kështu që ai qëndroi pranë tyre me qumësht në dorë.
Ndërsa fëmijët po qanin (nga uria) rreth tij derisa prindërit e tij u zgjuan.
Mos i shqetëso ata nëse janë në gjumë.
Dhe mos i jep përparësi gruas tënde, e as fëmijëve tuaj para tyre.
Dhe mos i qorto ata nëse bëjnë diçka që nuk të pëlqen.
Dhe mos u përpiq t’i ngarkosh ata në kuptimin ose arsyetimin tuaj, sepse mund të jetë se Allahu të ka dhënë njohuri dhe të kuptuar për të cilën ata janë të paditur.
Dhe ndoshta ata flasin dhe njerëzit do të qeshin me fjalët e tyre, atëherë mos u hidhëro nga ajo.
Dhe mos i qorto ata nëse ata bëjnë diçka që nuk të pëlqenë dhe mos qesh në praninë e tyre, nëse nuk ka arsye për të qeshur.
Mos ha ushqimin që është afër tyre dhe mos e zgjat dorën drejt ushqimeve të tyre.
Dhe mos fle, as mos pusho derisa ata janë të ulur dhe mos u ul para tij (babait tuaj) ose mos ec para tij. Dhe mos e thirr atë me emrin e tij.
Mos i shtrijë këmbët tuaja para tyre dhe mos u ul mbi ta ndërsa ata janë ulur poshtë.
Dhe mos ec pranë babait tuaj në rrugë por pak më prapa.
Përveç nëse është një rrugë e rrezikshme atëherë ti duhet të ecësh përpara tij për të ndihmuar atë, për ta ruajtur dhe për ta mbrojtur.
Përgjigju thirrjes së tyre menjëherë kur ata të thërrasin ty.
Mos e shoqëron atë që nuk është mirë me prindërit e tij dhe ke kujdes nga ata që janë të pabindur ndaj prindërve të tyre.