Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bindja ndaj prindërve nuk ka përparsi para bindjes ndaj Allahut‏

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A duhet dhënë përparësi bindjes ndaj prindërve para obligimeve të Allahut?

Përgjigjen: Jo bindja ndaj prindërve nuk duhet të jetë para asaj që Allahu dhe i dërguari i Tij kanë obliguar. Në qoftë se prindi të thotë mos falni namazin apo mos agjëro Ramazanin, ti nuk duhet t’i bindesh atij në këtë:

“Por nëse ata përpiqen, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka për të cilën ti nuk ke dijeni, atëherë mos iu bind atyre…” 31:15

Nëse të urdhërojnë të veprosh idhujtari, ti nuk duhet t’i bindesh atyre. E njëjta gjë vlen nëse të urdhërojnë që të braktisësh diçka të detyrueshme, atëherë nuk është e lejuar t’i bindesh atyre.

Shpërndaje: