3657 – Ibn Selemeh es-Sulemi transmeton se profeti ﷺ ka thënë:
“E porosis çdo njeri që ta respektoj nënën e tij (këtë e tha tre herë), e porosis çdo njeri që ta respektoj babanë e tij. E porosis çdo njeri që ta respektoj kujdestarin e tij i cili vije pas tyre edhe nëse ata e shqetësojnë atë.“ 1
Shpjegimi:
“… çdo njeri …” – Kjo do të thotë të gjithë njerëzit, burra dhe gra.
”… Nënën e tij …” – Kjo do të thotë që të kujdeset mirë për të. Që nëna është përmendur disa herë, tregon për vendin që ajo meriton, dhe se ajo duhet të trajtohet më mirë se babai. Shumë njerëz i nënvlerësojnë të drejtat e nënës në krahasim me të drejtat e babait. Disa kanë thënë se nëna është përmendur tre herë për të treguar se ajo duhet të trajtohet tre herë më mirë sesa babai. Ngase ajo përjeton vështirësi gjatë shtatzënisë, vështirësitë e lindjes dhe ushqyerjes me gji. Pastaj ajo së bashku me babanë i edukon fëmijët.
3659 – Ebu Hurejra transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Fëmija nuk do t’i dal hakut babait të tij, përveç nëse e gjen atë të robëruar, e blen atë dhe e liron.”2
Shpjegimi:
“… dhe e liron.” – Kjo do të thotë se blerja e babait të robëruar është lirimi i tij nga robëria, e jo se ai duhet ta lirojë atë pasi ta ketë blerë.
Gjithashtu, ky hadith argumenton se robi është si një person i vdekur, për shkak se lirimi i tij është një rikthim në jetë. Vetëm në këtë mënyrë fëmija përmbushë hakun që ka ndaj babait të tij, pasi që babai ishte shkaku kryesor i ekzistencës së fëmijës dhe ardhjes së tij në jetë.
3660 – Transmeton Ebu Hurejre se profeti ﷺ thënë:
“Njeriu do ngrihet në gradat e xhenetit, duke iu thënë: ‘Fëmija juaj kërkoi falje për ju.”3
Shpjegimi:
“Fëmija juaj kërkoi falje për ju.” – Prandaj, fëmija duhet të kërkojë falje për prindërit e vet.
3661 – Transmeton el-Mikdam bin Ma’di Kerib se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Allahu ju urdhëron që të respektoni nënat tuaja. Allahu ju urdhëron që të respektoni nënat tuaja. Allahu ju urdhëron që të respektoni nënat tuaja. Allahu ju urdhëron që të respektoni etërit tuaja. Allahu ju urdhëron që të respektoni, të afërmit tuaj më të afërt dhe kështu me radhë.“4
3663 – Transmeton Ebu-Derda se ka dëgjuar profetin ﷺ duke thënë:
“Babai është dera më e mirë e xhenetit. Ose e do ta humbasësh atë (derën e xhenetit) ose do të kujdesesh për të.”5
Shpjegimi:
“Babai është dera më e mirë e xhenetit.” – Kjo është arsyeja pse fëmija hyn në Xhenet përmes derës më së mirë.
“Ose do ta humbësh atë…” – Kjo nuk do të thotë se të lejohet të bësh çfarë të duash. Përkundrazi, kjo është një kritik e ashpër kundër humbjes dhe një nxitje për kujdes ndaj babait.