Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bindja ndaj udhëheqësit dhe përgjigja në ftesën e tij

Imam Muhammed bin ‘Ali esh-Sheukani (v. 1250)

Burimi: Raf’ul-Esatin fi Hukmil-Ittisal bil-Salatin, fq. 448-449

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kontakti (takimi) i ndaluar me udhëheqësit, është ai takim i cili nuk i sjell ndonjë përfitim fetar myslimanit, apo ai takim të sjell pasoja negative.

Çfarë të themi kur kemi ajete të qarta në Kuran, të cilat na urdhërojnë që t’i bindemi udhëheqësit, dhe atë menjëherë pas bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij salallahu alejhi ue selem?

Në librat bazë të haditheve, është transmetuar nga shumë rrugët të ndryshme transmetimi se është obligim bindja ndaj udhëheqësit dhe se duhet bërë durim ndaj padrejtësive të tij. Në vijim do t’i cekim disa hadith autentike që urdhërojnë bindjen ndaj tyre, ku Profeti salallahu alejhi ue selem:

اسمع و أطع و إن ضرب ظهرك و أخذ مالك

“Dëgjo dhe bindu edhe nëse ai do të rrah shpinën dhe të merr pasurin.” [1]

Gjithashtu, është transmetuar në mënyrë autentike se profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

أدّوا إليهم حقّهم، وسلوا اللّه حقّكم

“Jepjani atyre të drejtat që i meritojnë dhe lutjuni Allahut për të drejtat tuaja.” [2]

Është transmetuar në mënyrë autentike se profetit salAllahu alejhi ue selem urdhëroi që t’i bindemi pushtetarëve përderisa ata falin namazin[3], dhe në disa hadithe për derisa ata nuk bien në një mosbesim të qartë[4].

Nëse ata kërkojnë nga dikush që të takohen me të, ai duhet t’i përgjigjet ftesës me kusht që kontakti të mos jetë me mëkate dhe që ai person të mos braktis thirrjen në të mirë dhe ndalimin nga e keqja nëse ai mund ta bëjë këtë. Përndryshe, ai është i arsyetuar dhe jo mëkatarë përderisa ai nuk kënaqet nga veprimet e ndaluara dhe nuk i aplikon ato.

_________________________

[1] Muslim (3/1476). (hadithi ka për qëllim që, “edhe nëse udhëheqësi të persekuton dhe të merr pasurinë pa të drejtë.” (v.p.)).
[2] Buhari (13/7052) dhe Muslimi (3/1843).
[3] dhe [4] Muslimi (3/1853).

Shpërndaje: