Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Në disa dyqane gjejmë një pije me emrin ‘Birrë’. Në të shkruan se është pije e prodhuar nga elbi. A konsiderohet alkool, a është kjo pije e lejuar për ta pirë?”
Përgjigje: “Nëse e dini që përmban alkool, nuk duhet të pihet. Nëse nuk e dini se a ka alkool, atëherë parimisht është e lejuar.”
Pyetje: “A mjafton nëse në shishe shkruan se është pa alkool?”
Përgjigje: “Ne ndjekim atë që e shohim. Përderisa në të shkruan se është pa alkool dhe Ministria e Tregtisë e lejon, ne veprojmë sipas asaj që shohim. Andaj, ne konsiderojmë se ajo është pa alkool.”