Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bisedat gjatë recitimit të Kuranit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (6 A)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi i të folurit gjatë leximit të Kuranit në vende publike? Një shembull i kësaj është të folurit gjatë një leximi të regjistruar të Kuranit?

Përgjigje: Allahu (te ala) ka thënë:

وَإِذَا قُرِئَ الْقُرْآنُ فَاسْتَمِعُواْ لَهُ وَأَنصِتُواْ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ

”Dhe kur të lexohet Kur’ani, dëgjojeni atë me vëmendje dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.” 7:204

Nëse Kurani dëgjohet nga një magnetofon, atëherë ose duhet ta fikim atë ose duhet ta dëgjojmë. Ndërsa të vazhdojmë të argëtohemi dhe të vazhdojmë bisedën sikur të jemi duke dëgjuar thjesht zërin e një njeriu, kjo është në kundërshtim me moralin që duhet të kemi ndaj Kuranit. Ne themi: Ose fikni magnetofonin ose dëgjoni.

Dhe nëse vetëm njëri dëgjon ndërsa të tjerët janë të zënë me bisedat e tyre, atëherë ai duhet të ulë zërin (e magnetofonit), në mënyrë që vetëm ai të dëgjojë.

Shpërndaje: