Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bisedat telefonike mes dy gjinive

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: el-Muntaka (3/463)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të folur me vajza të huaja në telefon?

Përgjigje: Kjo është e ndaluar. Nuk lejohet të flasësh me vajza të huaja pavarësisht nëse ajo bëhet me anë të telefonit apo ndonjë mënyrë tjetër. Nuk është e lejuar për myslimanin që të flas me një femër të huaj sepse mund të nxiten ndjenjat nga provokime të mundshme. Ky veprim të shpie në të keqe dhe shthurje. Allahu (azze ue xhel) i thotë grave të profetit të Tij ﷺ:

“Mos flisni përkëdhelshëm, e që t’ju dëshirojë ai – i cili në zemrën e tij ka sëmurje (qëllim të keq), por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!” 33:32

Kjo dëshmon se është e ndaluar për gratë që të flasin me burra në atë mënyrë që të nxitë epshin. Ngaqë fjalë të tilla, ndikojnë tek ata që zemrat i kanë të sëmura duke ua ngacmuar epshin. Dhe sheriati Islam gjithmonë mbyllë rrugët të cilat shpien njeriun në veprimin e ndalesave. Të flasësh me vajza të huaja në telefon apo në mënyra tjera, i përkasin rrugëve që çojnë drejt shkatërrimit.

Vajzë myslimane! Nuk të lejohet ty që të bisedosh me një mashkull në një mënyrë të ngrohtë-dashurie që mund të shpie rrugëve të këqija. Edhe për ty djalosh është e ndaluar të veprosh në këtë mënyrë!

Shpërndaje: