Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Tauxhihat Muhimmeh li Shababil-Ummeh, fq. 379
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Sot është përhapur tek njerëzit stolisja me bizhuteri të hekurta. Cili është gjykimi Islam mbi këtë çështje, duke pas parasysh se kemi dëgjuar se banorët e Xhehenemit bartin bizhuteri të hekurit?”
Përgjigje: “Lejohet që gruaja të bartë bizhuteri të hekurit, në qoftë se ato janë të përdorshme në vendin e saj. Nuk asgjë autentike që ndalon gruan që për zbukurim të përdorë bizhuteritë e hekurit. Ata të cilët e urrejnë këtë, thonë se nuk lejohet përdorimi i tyre; e thonë këtë për shkak se hekuri është bizhuteri e banorëve të Xhehenemit dhe Allahu e di më së miri. Mirëpo, parimisht çdo gjë është e lejuar. Gruaja mund të zbukurohet me të përderisa ajo nuk bie në kundërshtim me Sheriatin.”