Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Blerja e makinës me huazim nga banka

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (73 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Tregtia bëhet kështu; një person zgjedh një makinë të veçantë dhe pastaj i kërkon bankës ose dikujt tjetër kredi për të cilën kreditori pajtohet për ta blerë makinën dhe pastaj ia shet atë personit huazuesit me keste, janë të ndaluara pa dyshim dhe një mashtrim. Nëse kjo mënyrë dhe mashtrimi kishin qenë të lejuara, Allahu nuk do ta kishte ndaluar kamatën. profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Allahu i vraftë jehudët! Kur atyre iu ndalua yndyra ata e shkrinë atë, e shitën dhe furnizoheshin nga të ardhurat prej saj.”

Mashtrimi për të cilin profeti salAllahu alejhi ue selem tha: ”Allahu i vraftë jehudët!”

Mashtrimi i tyre është edhe më i butë se mashtrimi i përmendur në pyetje.

Mos u mashtro nga ata që e lejojnë një tregti të tillë. Është e mjaftueshme për njeriun që të mendojë në lidhje me të që ta kuptojë se kjo është e ndaluar.

Kjo tregti është më e keqe se sa banka ti´a huazojë 50.000 të huamarrësit për të blerë një makinë me kusht që ai ti’a kthenë 60.000 mekeste. Kjo tregëti është padyshim e ndaluar. Por, veprimi në fjalë është edhe më i neveritshëm sepse kjo përbëhet nga kamata, dinakëria dhe mashtrimi.”

Shpërndaje: