Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Blerja me kartë krediti

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (17 B), min: 19.45

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të blerë me kartë të kreditit?

Përgjigje: Kjo është e ndaluar, sepse kërkon të paguhet kamatë. Nëse poseduesi i kartës së kreditit blen diçka përpara se të bie në kamatë, është ende e ndaluar, pasi që ai ka rënë dakord të paguajë ndonjë tarifë kamate eventuale. Ai që vepron në këtë mënyrë dhe fiton për shkak të kamatës duhet të jep kamatën në bamirësi për të hequr qafe paratë e kamatës. Dhe ai që i është marrë kamata (ka paguar kamatë) padrejtësisht, duhet vetëm të pendohet.

Shpërndaje: