Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Një i afërt i imi vepron disa gjëra që bien ndesh me Sheriatin islam, siç janë: rruajtja e mjekrës, pirja e duhanit, bërja shaka me fetarët, edhe pse ai falet e agjëron. A është e ligjësuar ta bojkotoj atë?”
Përgjigje: “Jo, ti duhet ta këshillosh në vazhdimësi. Mirëpo bërja shaka me fenë është e rrezikshme, ngase kjo gjë e nxjerr njeriun nga feja. Ti duhet t’ia sqarosh rrezikshmërinë e këtij vesi të keq. Tregoji se nuk duhet të bëjë shaka me fenë apo me fetarët, sepse kjo ia rrezikon atij akiden (bindjen-besimin), ngase me këtë veprim ai mund të del tërësisht nga feja Islame.”