Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (6/29-31)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ajo që më shtyri të shkruaj këtë është një burrë që jetoi një kohë të gjatë me Selefitë në Alepo. Ai madje edhe ishte udhëheqësi i tyre për një kohë. Pastaj ai shpiku një bidat pa argument nga Allahu dhe i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem). Ai i thirri në atë mendim se gratë, familja dhe pasardhësit e profetit (salAllahu alejhi ue selem) ishin të ruajtur dhe të pagabuar në gjëra të turpshme. Kur një nga vëllezërit vendas pyeti nëse ai kishte për qëllim se ata janë të pastër nga aspekti që tregon historia e jetës së tyre, sikurse katër kalifët dhe sahabët e tjerë të njohur, nuk ranë në mëkate të mëdha, ai u përgjigj se synon diçka më shumë se kaq, pra se ishte e pamundur që ata të bien në mëkate siç tregon sheriati. Kur i thanë atij se çështja është një nga çështjet e fshehura që nuk mund të miratohen pa dëshmi dhe se madje kjo edhe shkon kundër asaj që ndodhi në ngjarjen e shpifjes ndaj Aishes si dhe qëndrimeve të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) dhe të Ebu Bekrit ndaj Aishes si në dëshmi konkrete se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) nuk besonte se Aisha ishte e mbrojtur nga mëkatet në mënyrën e përmendur, sepse ai tha:
“Ti je vetëm një nga vajzat e Ademit. Nëse ti e pastër, ti do të pastrohesh nga Allahu, dhe në qoftë se synove mëkatin, kërkoj falje Allahut.”
ai u përgjigj se kjo ishte para se të ishin shpallur ajetet vijuese:
إِنَّمَا يُرِيدُ اللَّهُ لِيُذْهِبَ عَنكُمُ الرِّجْسَ أَهْلَ الْبَيْتِ وَيُطَهِّرَكُمْ تَطْهِيرًا
“Allahu do që nga ju, o familje e shtëpisë (e profetit) të largojë ndyrësinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë tërësisht.” 33:33
Ai ishte ose injorant ose pretendonte të ishte i tillë, se ky ajeti u shpallë para ngjarjes së shpifjes ndaj Aishes…
Ditët kaluan. Lajmet se ai e fyente dhe gënjente për kolegun e tij përhapeshin me të shpejtë. Kur unë isha siguruar se ai mbante mendimin e tij dhe gënjeshtrën për të, unë e publikova bojkotin tim derisa ai ti kthehej mendjes së tij të shëndoshë. Çdo herë që hasëm njëri-tjetrin ai më buzëqeshte por unë e injoroja atë. Ai shprehte keqardhje tek të tjerët për shkak që e injoroja atë. Ai pretendonte si asgjë veprimin e tij të ri. Shumica e njerëzve nuk dinin për të. Në të njëjtën kohë më lavdëronte dhe haptazi thoshte se ishte studenti im.
Në mes të mujit Xhumada el-Ula 1396, isha i ftuar për drekë në shtëpinë e një imami Selefi në Aman. Pastaj u befasova nga ai që më mirëpriti dhe doli shpejt të më priste si zakonisht. Si zakonisht e injorova atë. Ndërsa u ulëm dhe ishim duke ngrënë ai u përpoq të fillonte një bisedë me mua duke pyetur për disa individë që unë kisha takuar kohët e fundit në Maroko. Pastaj i thashë:
“Ne nuk flasim derisa problemi yt të zgjidhet”.
Kur ai pyeti se për çfarë problemi po bëhet fjalë, i thashë se ai e dinte shumë mirë. Ai pushoi së ngrëni. I tregova të pranishmëve se çfarë kishte ndodhur dhe sa fanatik ai mban mendimin e tij dhe është i padrejtë me vëllain e tij i cili e kundërshtonte.