Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

“Boko Haram” janë Hauarixhë

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh

Burimi: “Gazeta el-Hajah”, Publikuar me datën 12/5-2014

http://www.burnews.com/news/2014/05/09/
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Myftiu i Arabisë Saudite Shejkh Abdul-Aziz Al esh-Shejkh (Allahu e ruajttë!) ka theksuar se Boko Haram nga Nigeria është grup i devijuar, prej Hauarixhëve dhe se veprimet e tyre po e dëmtojnë Islamin dhe myslimanët përgjithësisht. Ai shtoi se aktet e “Boko Haram”-it janë të ndaluara dhe konspirative, kur ai komentoi mbi rrëmbimin e 300 vajzave atje.

Ai vuri në dukje se rrëmbimi i vajzave i përket veprimeve që i bëjnë vetëm sektet e devijuara. Edhe pse pretendojnë xhihadin, ata janë grup që idetë e tyre i mbështesin në injorancë, bien preh e mllefit dhe armiqësinë e tyre e vuan Islami dhe myslimanët. Ai theksoi se grupi nuk është duke vepruar drejtë e as nuk janë të udhëzuar dhe se Islami është kundër rrëmbimit, vrasjeve dhe sulmeve.

Sa për kërcënimin e grupit se do t’i martojnë vajzat (apo do t’i shesin si robër (v.p.)), Myftiu i Arabisë Saudite tha se rrëmbimet janë të ndaluara dhe grabitësit nuk kanë në dispozicion martesën e tyre. Ai theksoi se grupi është duke shkaktuar konspiracion dhe kështu po mundohet ta prish reputacionin e Islamit në botë. Ata duhet të këshillohen, tu bëhet e qartë se pozicionin që ata kanë marrë është jo i drejtë dhe se ata janë grupim keqdashës.

Ky reagim nga ana e Myftiut erdhi si shkak i veprimit nga ana e “Boko Haram”, ku kidnapuan pothuajse 300 nxënëse të shkollave të mesme, dhe më pas udhëheqësi i këtij grupi Ebu Bekr Shiko deklaroi se do t’i martojnë ato, apo do t’i shesin si robëresha.

Shpërndaje: