“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Borxhi vjen para haxhit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Lika el-Bab el-Maftuh (14 A), min 40.37

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë jam i martuar dhe dua të bëjë haxhin. Megjithatë, unë kam një borxh. A është haxhimi im i vlefshëm?

Përgjigje: Është më mirë që borxhliu të paguaj borxhin së pari. Pse? Për shkak se njeriu që ka borxhe nuk është i obliguar të bëjë haxhin. Borxhliu që ka të holla në dorë dhe do të bëjë haxhin është sikurse borxhliu që nuk ka para. Është e detyrueshme për të paguar borxhin. Njëkohësisht borxhliu nuk është i obliguar të bëjë haxhin. Prandaj nuk duhet t’i jepet përparësi diçkaje që nuk është obligim para diçkaje që është obligim. Mos e bëj haxhin deri sa të paguash borxhin. Është më mirë që t’i shpenzosh paratë në kryerjen e borxhit se sa në një haxh që nuk është obligim për ty.

Shpërndaje: