Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Braktis atë të këndshmen për diçka më të këndshme

Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)

Burimi: Tejsir-ul-Kerim, fq. 655

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

تَتَجَافَى جُنُوبُهُمْ عَنِ الْمَضَاجِعِ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ خَوْفًا وَطَمَعًا وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنفِقُونَ

Ata që e braktisin gjumin, që me frikë dhe shpresë t’i luten Zotit të tyre, dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.”1

Ata zgjohen dhe ngrihen nga shtretërit e tyre të këndshëm për diçka që ata e konsiderojnë më të këndshëm dhe më të mirë, përkatësisht namazin e natës dhe bisedën e afërt me Allahun (te ala). Prandaj Ai tha:

يَدْعُونَ رَبَّهُمْ

”… t’i luten Zotit të tyre…”

Ata e bëjnë këtë për të arritur qëllimet e tyre fetare dhe jetësore dhe për t’iu shmangur dëmeve:

خَوْفًا وَطَمَعًا

”… me frikë dhe shpresë …”

Ata posedojnë dy tipare: ata kanë frikë se veprat e tyre refuzohen ndërsa njëkohësisht shpresojnë që ato t’u pranohen, ata kanë frikë nga ndëshkimi i Allahut duke shpresuar njëkohësisht shpërblimin e Tij:

وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنفِقُونَ

 “…dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.”

Pavarësisht nëse kjo është pak ose shumë. Ai nuk përmendi atë që jepet dhe kujt i jepet për të treguar se nxitja në këtë është e përgjithshme. Me këtë që u tha ajeti përfshinë si shpenzimin e detyrueshëm ashtu edhe sadakën, kurimin dhe furnizimin e grave dhe të afërmve, si dhe furnizimin në projektet bamirësie. Furnizimi dhe asistencat financiare janë të mira, pavarësisht nëse ato u jepen të pasurve ose të varfërve, të afërmve apo aty të largët. Nga ana tjetër, shpërblimi ndryshon në varësi të dobisë së ndihmës.


1 32:16

Shpërndaje: