Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Braktise atë që nuk të përket ty

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh El-Erbaine en-Neueui (kaseta nr 12)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të gjithësisë, salauatet  dhe selami qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij. Ka thënë Neueui, Allahu i Lartësuar e mëshiroftë:

Hadithi nr 12: Nga Ebu Hurejra (radijAllahu teala anhu) se ka thënë: ka thënë i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue ala elihi ue selem):

”Prej përsosmërisë së Islamit të personit, është që të braktisë atë që nuk i përket atij.” Hadith hasen, e ka transmetuar me këtë tekst Tirmidhiu dhe të tjerët.

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të gjithësisë, salauatet  dhe selami qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Përmendëm më përpara hadithin në të cilin ka një rregull madhështor në Islam i cili thotë:

“Braktise atë që të duket e dyshimtë dhe vepro atë që nuk të duket e dyshimtë.”

Transmeton Tirmidhi (2518), Nesai (5711) dhe Ahmedi (1723). Saktësuar nga Albani në “Sahih-ut-Terghib uet Terhib (2930)”.

D.m.th. braktise atë që dyshon (se është gjynah), dhe vepro atë që nuk të duket e dyshimtë. Dhe përmendëm se ky rregull vlen në ibadete, raportet ndërnjerëzore, në çështjet e martesës dhe në të tëra çështjet e dijes fetare dhe është një nga hadithet më madhështorë.

Pastaj autori thotë hadithi nr 12: Nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se ka thënë: ka thënë i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue ala elihi ue selem):

”Prej përsosmërisë së Islamit të personit, është që të braktisë atë që nuk i përket atij.”

Në sintaksën arabe, pjesa: “Prej përsosmërisë së Islamit të personit’’, është kallëzues që është i vendosur përpara në fjali.

Ndërsa ”që të braktisë atë që nuk i përket atij”, në sintaksën arabe, është kryefjalë që është e vendosur më mbrapa në fjali.

Ndërsa kuptimi i: ”të braktisë atë që nuk i përket atij”, d.m.th. braktisja e gjërave që nuk kanë lidhje me të, që nuk i përkasin atij dhe që nuk janë të rëndësishme për të. Kjo është sikurse thënia e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue ala elihi ue selem):

“Kushdo që beson Allahun dhe ditën e fundit, le të flasë mirë ose le të hesht.”

Hadithe këto që në disa aspekte, ngjasojnë në kuptim me njëri tjetrin. Për sa i përket pjesës në hadith: ”Prej përsosmërisë së Islamit të personit’’, kemi disa dobi:

1-E para që tregon se Islami, ka gjëra të mira e të dobishme. Shejkhu ynë, Abdurr-Rrahman ibn Nasr es-Sadi (Allahu e mëshiroftë), ka shkruar në lidhje me këtë temë, një broshurë që quhet “Dobitë e fesë Islame”. Edhe shejkhu, Abdul-Aziz bin Muhamed bin Selman ka shkruar një broshurë rreth kësaj teme.

Të gjitha dobitë dhe mirësitë e Islamit përfshihen vetëm në dy fjalë:

”Vërtet Allahu urdhëron drejtësi dhe bamirësi.”

2-Dhe prej dobive gjithashtu është se nëse një person i braktis gjërat që nuk kanë të bëjnë me të dhe për të cilat ai nuk ka nevojë, kjo gjë është prej përsosmërisë së Islamit të tij.

3-Po ashtu, prej dobive të këtij hadithi është se ai person që merret me gjërat që nuk i përkasin atij, kjo tregon se Islami i tij nuk është i përsosur ashtu siç duhet të jetë. Dhe kjo gjë ndodh tek shumë njerëz, i sheh ata duke folur 1-për gjëra që nuk i përkasin, apo 2-pyet për gjëra që nuk i përkasin, apo 3-futet në gjëra që nuk i përkasin. Të tëra këto gjëra tregojnë për dobësinë e tij në fe.

4-Prej dobive gjithashtu është se njeriu duhet t’i kërkojë të mirat e Islamit, pasi nëse braktis ato gjëra që nuk kanë të bëjnë dhe që nuk kanë lidhje me të, ai do të jetë i qetë dhe do të rehatohet, ndërsa nëse do të angazhohet dhe do të merret me gjërat që nuk kanë të bëjnë me të, ai do të lodhë veten e tij.

Por a nënkupton kjo braktisjen e “urdhërimit në të mira dhe ndalimin nga e keqja”?

Përgjigja është: Jo!

Sepse “urdhërimi në të mira dhe ndalimi nga e keqja” janë nga gjërat që i përkasin çdo muslimani sikurse ka thënë Allahu (azze ue xhel):

“Le të jetë një grup nga ju që thërret në atë që është e mirë dhe e dobishme, urdhëron në të mira dhe ndalon nga e keqja.” Surja Al-Imran, 3:104

Po nëse ndodh që dikush shikon një person duke vepruar një vepër të keqe dhe i thotë: “O vëlla, kjo vepër që ti po kryen është vepër e keqe, nuk lejohet”, a ka të drejtë ai që po kryen veprën e keqe t’ia kthejë : “Kjo është diçka që nuk të përket ty”?

Përgjigja është Jo, dhe nëse ai do të thoshte këtë, nuk do t’i pranohej pasi urdhërimi në të mira dhe ndalimi nga e keqja, janë çështje që i përkasin të tërë umetit.

Po ashtu, (tek braktisja e gjërave që duhet të bëjë një person), a përfshihet dhe braktisja e çështjeve në shtëpinë e tij (familjen e tij), si p.sh. i atyre çështjeve të cilat i nevojiten gruas dhe fëmijëve? Apo këto çështje i përkasin personit në familjen e tij dhe se është obligim të dimë se ky interesim për këto çështje, nuk është bashkëpunim në armiqësi dhe gjynahe?

Përgjigja: E dyta, pasi nuk bie ndesh në rastin e familjes së tij për arsye se këto gjëra i përkasin atij si p.sh. udhëzimi i fëmijëve dhe çështjeve të tjera si këto, këto gjëra i përkasin atij.

Allahu azze ue xhel thotë:

”O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” Surja Tahrim, 66:6.

Shpërndaje: