Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (66 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Prej devotshmërisë, është t’i japësh rëndësi të madhe udhëzimit të robërve të Allahut, duke përhapur diturinë e saktë të marrë nga Libri i Allahut dhe nga sunneti i të dërguarit të Tij ﷺ, të shpjegosh rrugën e sahabëve dhe pasuesve të tyre të drejtë dhe t’i udhëzosh ata në atë që profeti ﷺ i ka udhëzuar kur ai tha:
“Nga islami i mirë i një personi është të braktisurit e asaj që nuk i përket atij.” Tirmidhi (2318).
D.m.th. të lë atë që nuk është në interes të tij.
Nëse ju shikoni një person i cili ec drejt Allahut (azza ue xhel) dhe jepet vetëm pas asaj që i përket atij kundrejt asaj që nuk i përket dhe duke mos pasur tjetër qëllim, përveç që të afrohet tek Allahut; pra dije se kjo është nga islami i tij i mirë.
Nëse e sheh një person që kujdeset për çështje të panevojshme, e që nuk i përkasin atij dhe se kohën zakonisht e kalon shkel e shko, duke u marrë me thashetheme dhe pyetje të panevojshme, dije se ajo është prej mangësive të tij në islam.
Kështu profeti ﷺ ndaloi thashethemet dhe të pyeturit e shumtë, sepse kjo është humbje kohe. Nëse një person vuan nga kjo sëmundje, ai e humb kohën në këtë mënyrë. Ai së pari pyet një person se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka thënë ky dhe ai. Pastaj ai shkon tek personi tjetër dhe e pyet të njëjtën gjë e kështu me radhë. Kështu ai humb kohën e tij dhe kohën e të tjerëve.
Po nëse njeriu ecën vetëm në atë që i përket atij, është në rregull për të pyetur për atë që ka ndodhur dhe çfarë po ndodh në komunitet, nëse ka nevojë për të ditur një gjë të tillë, nëse qëllimi është për të trajtuar probleme të caktuara dhe për ta zhdukur atë në tërësi. Por kurrsesi për të fyer të tjerët apo që kjo gjë të bëhet shkak për të lindur kundërthënie dhe kundërshtime. Ashtu siç ka njerëz të tillë sot.
Mirëpo, disa tjerë e kanë qëllimin e mirë. Pra disa pyesin ngase, i shkreti është prekur nga kjo sëmundje, duke mos pasur tjetër punë, përveçse atë të thashethemeve, e çfarë thonë ata apo këta, jo për shkak që të kërkuar ilaçin e sëmundjes e për të mënjanuar të keqen, por që të fyer.
Apo pyet vetëm për kureshtje si fëmijët që thonë:
“Ju jeni ose jeni me ata apo me këta?!”
Këtë kategori dhe këtë ndarje nuk e gjeni vetëm e vetëm tek fëmijët. Prandaj, unë ju këshilloj që të shmangni kësaj çështje në tërësi dhe përfundimisht. Kjo nuk sjell asnjë përfitim. Kjo vetëm është humbje kohe.
I dërguari ﷺ ndaloi që të shpenzohen paratë pa nevojë, të humbet koha kot e kot, dhe për t’u marrë me thashetheme dhe pyetje të shumta.