Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bubullima – një nga engjëjt e Allahut

Imam Abdurr-Rrahman bin Ebi Hatim err-Rrazi (vdiq. 327) 

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (1/67-68)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Seid Ahmed bin Muhamed bin Jahja Seid bin el-Kattani na tha: Ebu Ahmed ez-Zubejri na tha: Abdullah bin Uelidi na tha: Bukajr bin Shihab më tregoi, nga Seid bin Xhubejr nga Ibn Abbasi i cili ka thënë:

”Disa jehudë erdhën tek i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe thanë: ”O Ebul-Kasim! Na trego në lidhje me bubullimën, çka është ajo?” Ai tha: ”Është një nga engjëjt e Allahut që kujdeset për retë. Ai ka një shpatë të zjarrit në dorën e tij me të cilën ai i nis retë dhe i dërgon aty ku Allahu e ka urdhëruar atë.” Ata thanë: ”Çka është zëri që dëgjohet?” Ai u përgjigj: ”Është zëri i tij duke i shtyer retë.” Ata thanë: ”Ti ke thënë të vërtetën.”1


1 Ahmedi (1/274). Zinxhiri është autentik sipas Shejkh Ahmed Shakirit

Shpërndaje: