“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Bukuria e gruas

Shejkh Muhammed Bazmul

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ndërsa kur jemi tek fjala e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem): “ajo e cila është e bukur…”

Në lidhje me këtë pjesë, kemi hadithin tjetër të të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ku thotë:

“Kur e shikon atë burri i saj e bën të gëzuar.” 

Gëzimi i burrit kur ai e shikon gruan e tij, parimisht nënkupton bukurinë e saj në fytyrë dhe trup. Prandaj, ky është argument në formë të përgjithshme se duhet kërkuar për grua atë që është e bukur. Dhe se shkak i martesës, është edhe për të ruajtur dëlirësin dhe qetësinë shpirtërore. Nëse njeriu martohet me një grua jo edhe aq të bukur, ka mundësi që të mos jetë edhe i qetë ashtu siç duhet. Transmetohet se imam Ahmed bin Hambeli kishte thënë: “Kur mashkulli dëshiron të martohet, të pyes së pari për bukurinë e gruas të cilën ai e kërkon. Nëse i pëlqen bukuria e saj, atëherë pyet për fenë e saj (se a është fetare), nëse atij i pëlqen pranon ta kërkoj atë për grua, e nëse nuk i pëlqen atëherë nuk e kërkon fare.”

Nga kjo, kuptojmë se pranimi dhe refuzimi për t’u martuar me të është për shkak të fesë.

Rinia në ditët e sotme, e bën të kundërtën e kësaj. Djali së pari pyet për fenë e saj, e nëse i thonë atij se femra është fetare, falet rregullisht, agjëron etj., atëherë ai pyet për bukurinë e saj. E kur i thonë se ajo është mesatarisht për kah bukuria, atëherë ai nuk e kërkon fare.

D.m.th. ai po e kundërshton martesën me të për shkak të bukurisë. Jo, kështu nuk bën.

Imam Ahmedi i mësonte njerëzit se çështja nuk duhet të jetë kështu. Pra, së pari duhet pyetur për bukurinë e saj, sepse kjo është diçka e rëndësishme. Pyet për bukurinë e saj, nëse të pëlqen ajo; atëherë pyet për fenë e saj, e nëse edhe feja e saj të pëlqen, atëherë martoje përndryshe e refuzon atë. Kur ti vepron në këtë mënyrë, atëherë ti e ke martuar ose refuzuar vetëm për shkak të fesë.

Fjalët e imam Ahmedit, aludojnë se bukuria është diçka e rëndësishme dhe vetë natyrshmëria e kërkon këtë.
Këtu kemi disa gjëra ku dëshiroj t’ua tërheq vërejtjen:

1. Bukuria e tepërt e femrës, për mashkullin mund të jetë pengesë dhe e dëmshme kundrejt adhurimeve, punës dhe gjërave të tjera në jetë. Pra, e bën të jepet shumë pas saj. Kjo që e theksova tani, transmetohet nga Ebu Bekër Es-Sidik (radija Allahu ‘anhu) ose nga Umer bin Hatab (radija Allahu ‘anhu) se ai e ka urdhëruar njërin prej djemve të tij që ta shkurorëzoj gruan e vet!

“Me arsyetim se ajo me bukurinë e saj e ka bërë që ai të preokupohet – të jepet për së tepërmi pas saj.”

Kurse i riu i ditës së sotme, gjithnjë dëshiron të jetë me të. Nuk dëshiron të lëvizë as në të majtë e as në të djathtë veçse të shoqërohet me gruan e tij.

Pra, kur babai e ka pa gjendjen e djalit të tij, e ka urdhëruar atë që ta shkurorëzoj gruan e tij.

Përse?

Sepse është frikësuar se feja e djalit të tij po shkatërrohet. Ngase gruaja e tij ishte shumë e bukur!

Nga kjo gjë, nënkuptojmë se: Nuk duhet ta kërkojmë që gruaja të jetë shumë e bukur. Veçanërisht në kohët e sotme të nderuar vëllezër, kur kemi shumë programe televizive ku shfaqin pamje të femrave të ndryshme. I riu e sheh një femër në televizor, dhe dëshiron të ketë grua sikurse ajo. Ky është një gabim i madh dhe assesi nuk duhet vepruar kështu. I riu (ai i cili dëshiron të martohet) duhet që të kërkojë grua të bukur mesatarisht. Por jo të shëmtuar, me një sy apo ndonjë me ndonjë të metë tjetër. Pra, siç thamë, se duhet pasur kujdes në këtë gjë. Qëllimi kur dijetarët përmendin bukurinë e gruas, nuk e kanë për qëllim bukurinë e cila e bën mashkullin të jepet pas saj aq sa nuk duhet, apo që njeriun e pengon ndaj adhurimeve.

2. Ata të cilët e kanë provuar dhe e dinë mirë gjendjen e grave, thonë: ‘Pasha Allahun, me mirëkuptim dhe me sjellje të mirë, çdo gjë ndryshon.’

Si mund të jetë kjo?

Një burrë thotë: ‘Kur unë jam martuar me një grua shumë të bukur, me kalimin e kohës e kam parë se ajo është mendjemadhe, kryelartë, nuk dinte të punojë asnjë punë të shtëpisë, nuk sillej mirë me mua, fliste fjalë që unë aspak nuk i pëlqeja etj, këto më bën mua që ta urrej atë me gjithë bukurinë që kishte. Nuk e kam ndjerë martesën, apo jetën bashkëshortore, nuk jam ndjerë se unë jam burrë e ajo grua, përderisa nuk e kam shkurorëzuar atë dhe jam martuar me një grua më pak të bukur d.m.th. mesatarisht të bukur. E atëherë jam ndjerë i qetë e rehat, duke pasur lidhje sipas porosive të Kur’anit.

Pra, pika e dytë të cilën desha t’ua tërheq vërejtjen, ishte se: bukuria e vërtetë është bukuria në mirësjelljes, moralit, e mirëkuptimit ndërmjet burrit dhe gruas.

Nëse burri e merr një grua me bukuri mesatare, me lejen e Allahut do të jetë e përshtatshme dhe tërheqëse me moralin dhe sjelljen e saj, e kështu kur ta shikoj atë burri i saj, do të bëj të gëzuar. Burri i cili kishte grua shumë të bukur, tha se pas një pjese të kohës kur e shikoja në fytyrë e urreja dhe nuk ndjehesha aspak i qetë. Andaj, bukuria e cila në realitet duhet të kërkohet, është morali, feja dhe bukuria mesatare. Njeriu nuk duhet të ndikohet nga fotot e femrave që mund t’i shoh në televizor e të kërkojë grua në dukje të tillë; gjë e cila është në kundërshtim me ligjin islam. Përkundrazi, e dëgjuam se kishte prej selefëve i cili kishte urdhëruar djalin e tij ta shkurorëzojë gruan, sepse e kishte parë atë se ishte dhënë pas bukurisë së gruas së vet. Ai i cili jepet pas bukurisë së gruas, nuk dëshiron të punoj, të shkojë në xhihad kur është koha për të…

Çfarë të mire shef babai në grua të tillë për djalin e vet?! Andaj e urdhëron atë që ta shkurorëzoj gruan sepse ajo me bukurinë e saj e ka bërë që ai të jepet pas saj.

Pra, kur është fjala tek bukuria e gruas, e kemi për qëllim bukurinë mesatare, që nënkupton se ajo të mos ketë të meta. E nëse gruaja ka fytyrë e trup të bukur, ajo me sjellje të keqe e largon mashkullin nga ajo.

3. Cila është pjesa tjetër e bukurisë së njeriut?

A është ‘kultura’, bukuria trupore apo morali (ahlaku) dhe mirësjellja?

Padyshim se kjo e fundit është pjesa tjetër e bukurisë së njeriut: morali i mirë dhe mirësjellja. Prandaj, gruaja duhet të jetë e kujdesshme ndaj këtyre gjërave që i përmendëm.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram