Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Burimi i së keqes dhe mënyra e trajtimit të saj

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Ighathat-ul-Lahfan (1/68)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ai që ia kushton një vështrim Kuranit dhe Sunnetit, e kupton se që të dyja përmendin shumë shejtanin, dinakërinë së tij dhe luftën e, më shumë sesa shpirtin e qortuar. Bile shpirtin e qortuar e ka përmendur vetëm në këtë ajet:

وَمَا أُبَرِّئُ نَفْسِي إِنَّ النَّفْسَ لأَمَّارَةٌ بِالسُّوءِ

”Unë nuk e shfajësoj veten time, pse shpirti është shumë nxitës për të keqen.” 1

Kurse shpirti qortues përmendet në ajetin:

وَلَا أُقْسِمُ بِالنَّفْسِ اللَّوَّامَةِ

”Betohem në shpirtin që është shumë qortues!” 2

Kurse shpirti i qortuar përmendet edhe në këtë ajet:

وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ وَنَهَى النَّفْسَ عَنِ الْهَوَى

”E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve.” 3

Ndërsa lidhur me shejtanin, ai është përmendur në disa vende, duke përfshirë një sure të tërë mbi të. Zoti (Te ala) paralajmëron më shumë kundër tij se sa që Ai e paralajmëron për shpirtin, sepse e keqja e shpirtit vie nga vesveset dhe cytjet e shejtanit. Allahu (Subhaneh) ka urdhëruar që të kërkohet mbrojtje kundër shejtanit në lidhje me leximin e Kuranit dhe gjëra të tjera për shkak të nevojës së madhe për të, por Ai kurrë nuk ka urdhëruar për të kërkuar mbrojtje kundër egos. E vetmja gjë që është përmendur është lutje për mbrojtje ndaj të keqes së egos.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) thoshte gjatë predikimit – Haxheh:

“Ne kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga e keqja e shpirtrave tanë dhe veprave të këqija.” 4

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) kërkoi mbrojtje kundër të dyjave dhe tha:

“Thuaj:

اللهُمَّ عَالِمَ الْغَيْبِ والشَّهَادَةِ فَاطِرَ السَّمواتِ والأَرْضِ رَبَّ كُلِّ شيءٍ وَمَلِيكَهُ أَشْهَدُ أَنَّ لا إِلهَ إِلاَّ أَنْتَ أَعُوذُ بِكَ من شَرِّ نَفْسِي وَشَرِّ الشَّيْطَانِ وَ شِركِه

“O Allah! Ti e di të fshehtën dhe të dukshmen. Ti je Krijuesi i qiellit dhe i tokës. Ti je Zoti dhe Pronari i gjithësisë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë askush përveç Teje. Kërkoj mbrojtje tek Ti nga e keqja e shpirtit tim dhe nga e keqja e shejtanit dhe nga kurthet e tij. “

Në një transmetim tjetër thuhet:

“Dhe që ti shkaktoj vetes të keqen ose që ti’a shkaktojë atë në një muslimani.”

Thuaj kështu në mëngjes dhe në mbrëmje, dhe kur të flesh.

Ky hadith fisnik përbëhet nga lutje për mbrojtje nga e keqja dhe nga shkaqet e së keqes dhe qëllimet e saj. E gjithë e keqja vjen ose nga shpirti ose nga shejtani. Qëllimi i së keqes ose e godet atë që e vepron ose vëllanë e tij musliman. Gjegjësisht hadithi trajton dy burimet e së keqes dhe dy objektivat e saj që ajo godet.


1 12:53

2 75:2

3 79:40

4 Tirmidhi (1105), Nesai (1404), Ebu Davudi (2118), Ibn Maxhe 81892) dhe Darimi (2202). Autentik sipas Albanit.

 

Shpërndaje: