“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Burra të këqij dhe baballarë lakmitarë

Alameh Mukbil bin Hadi EL-Uadi’i (v. 1422)
Kam-ul-Mu’anid, fq. 590
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetja: Kur disa burra ndahen nga gratë e tyre, ata marrin tërë mehrin (dhuratën e martesës) që ia kanë dhënë dhe më shumë se kaq. Cili është gjykimi për këtë?

Përgjigja: Nëse një grua nuk zgjedh një burrë të drejtë, jeta e saj do të jetë e palumtur dhe problematike që nga dita e parë. Mund të ndodhë që gruaja të marrë jetën e saj sepse nuk e do burrin e saj. Përveç kësaj ajo keqtrajtohet nga familja e saj për t’u kthyer te burri. Ai nuk duhet të kërkojë që t’i kthehen asgjë nga të hollat. Nuk i lejohet të marrë asgjë përveç nëse ajo e urren atë dhe ai e do atë.

Dëshmia për këtë është se profeti ﷺ urdhëroi Thabit bin Kajs bin Shimasin -radijAllahu anhu- të ndahej nga gruaja e tij me kusht që ajo t’ia kthente atij kopshtin e tij (që ia kishte dhënë mehër).

Por nëse është ajo që e do atë dhe ai e urren atë, ai e rrahë atë kur ajo përpiqet t’i afrohet, në mënyrë që ai të thotë se ajo e urren atë… Ne po përjetojmë kohë problematike. Gjykatat janë plot me raste martesash. Shkaku është se njerëzit nuk i përmbahen Kuranit dhe sunnetit.

Baballarër lakmitar rrahin vajzat e tyre dhe i kërcënojnë me rrahje nëse nuk martohen me burra të caktuar. Ndërsa i dërguari ﷺ ka thënë:

”Nuk martohet e veja derisa t’i kërkohet pëlqimi dhe nuk martohet beqarja derisa t’i kërkohet leje.”

I thanë: “O i dërguar i Allahut! Cila është leja e saj?”

A i u përgjigj: “Heshtja e saj.”

Transmeton Bukhari (5136), Muslimi (1419) dhe Ebu Daudi (2092) dhe formulimi është i tij.

Shkaku siç u përmend është se ne ia kemi kthyer shpinën Kuranit dhe sunnetit. Prandaj ka shumë probleme. Nëse ia ke dhënë asaj të gjithë këtë xhami me ari dhe je ti që e urren atë, nuk ke të drejtë të marrësh asgjë nga ajo që i ke dhënë. Por nëse është e kundërta nuk është e ndaluar që ta bësh këtë.

Shpërndaje: