Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Ahadith Ed-Daifeh (10/1/164)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ibrahim Et-Tejmi transmeton se Umer bin El-Khatabi -radijAllahu anhu- ka thënë:
“Kur burri është me familjen e tij, ai duhet të jetë si një fëmijë, dhe kur çështja është serioze, ai duhet të jetë burrë.”
Sufjan Eth-Theuri -rahimehullah- ka thënë:
“Kemi mësuar se Zejd bin Thabit ishte një nga njerëzit më komik kur ishte me familjen e tij, e ishte më seriozi kur ishte me njerëzit.”