Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Burrat janë prehje për gratë dhe anasjelltas

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Ahkam min el-Kuran el-Kerim (1/492)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (Azza ue xhel) ka thënë:

”Ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato.” El-Bekare, 2:187

”Tash pra, afrojuni atyre dhe kërkoni atë që Allahu ka përcaktuar për ju (fëmijët, pasardhësit).” El-Bekare, 2:187

D.m.th që të keni marrëdhënie intime me to. Pastaj Allahu shpjegoi këtë gjykim duke treguar për arsyen e këtij lejimi. Arsyeja është se burrat janë një petk për gratë dhe gratë janë një petk për burrat. Është kështu, sepse martesa është mbrojtje për burrin dhe gruan kur ata ruajnë nderin e tyre, ulin shikimet dhe gjëra të tjera që e bëjnë njeriun të ruajë veten.

Shpërndaje: