“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Burrat më të mirë nuk i rrahin gratë

Imam Ebu Sulejman Hamad bin Muhamed el-Khattabi (v. 388)

Burimi: Ma’alim-us-Sunnen (3/220-221)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ebu Daudi ka thënë:

2146 – Ahmed bin Ebi Khalaf dhe Ahmed bin Amr bin es-Sarh na ka treguar: Sufjani na ka treguar, nga ez-Zuhri, nga Abdullah bin Abdilah: Ibn-us-Serh Ubejdullah bin Abdilah tregoi nga Ijas bin Abdilah bin Ebi Dhubab i cili tregoi se i dërguari i Allahut ka thënë:

”Mos i rrihni robëreshat e Allahut.” Pastaj erdhi Umeri dhe i tha: ”Gratë kanë marr shumë guxim ndaj burrave!” Prandaj ai lejoj që të rrahën gratë. Pastaj erdhën shumë gra tek gratë e Muhammedit dhe u ankuan ndaj burrave të tyre.

Pastaj profeti tha:

”Shumë gra kanë ardhur tek gratë e Muhammedit dhe janë ankuar ndaj burrave të tyre. Ata të tillët nuk janë më të mirët nga mesi juaj.” 1

Hadithi dëshmon se është e lejuar për të rrahur2 gruan nëse ajo nuk i përmbush detyrat e martesës. Megjithatë, rrahja nuk duhet të jetë e dëmshme. Hadithi dëshmon gjithashtu se është më mirë për të bërë durim me karakteret e tyre të këqija dhe sjelljeve fyese.


1 Imam Albani ka thënë:

”Me sa duket, hadithi me anë të këtyre dy hadithe të tjerë bëhet i mirë (Hasen).” (Ghajat-ul-Maram, fq. 156). 

Shpërndaje: