Alameh Abdus-Selam bin Salim es-Suhejmi
Burimi: Fikr-ut-Takfir, fq. 199-201
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Usamah bin Laden u ndikua nga mendimet e Ajman edh-Dhauahirit. Ejmen edh- Dhauahiri ishte në mesin e atyre që lejoi që librat dhe artikujt e Sejjid Kutbit të përbëjnë kushtetutën e tij të cilës ai dhe mbështetësit e tij i përmbahen1. Ata bëjnë çdo gjë për të aplikuar përmbajtjen e librave në praktikë. Unë kam cituar tashmë Sejjid Kutbin e cila dëshmon se ai ringjalli mendimet e Hauarixhëve sot dhe se ai konsiderohet të jetë themeluesi i ideologjisë sot. Unë citova tekfirin e tij mbi të gjithë myslimanët dhe vendet islamike:
”Nuk ka asnjë vend mysliman apo shoqëri myslimane sot në sipërfaqe të tokës e cila karektizohet nga Sheriati i Allahut dhe të kuptuarit islam.”2
Ai tha:
”Myslimanët nuk dalin sot në Xhihad për shkak se nuk ka myslimanë sot. Pyetja që duhet të trajtohet është Islami dhe ekzistenca e myslimanëve.”3
Ai tha:
”Lëvizjet reformuese islame që ekzistojnë sot janë të përhapura. Piknisja e saj e duhur për mënyrën e saktë është për ta qartësuar kushtin themelorë për ekzistimin ose mos ekzistimin e Islamit, dhe ne jemi të bindur se ekzistimi i Islamit është ndalur sot.”4
Ai uroi Hauarixhët që u rebeluan kundër Uthmanit radijAllahu anhu dhe tha:
”Më në fund shpërtheu revolta kundër Uthmanit. E vërteta dhe gënjeshtra u përzien, e mira dhe e këqja u përzien. Por kushdo që shikon gjërat nga një perspektivë islame dhe i njeh gjërat me frymën islame duhet të jetë i pajtimit se revoltimi në tërësi ishtë përgjatë një frymë islame.”5
Këtë doktrinë të sëmurë ia la Sejjid Kutbi trashigimi studentëve të tij prej Ikhuanu Musliminëve që prodhuan “Xhematin Tekfir uel-Hixhrah” dhe Grupet ”Xhihadiste”.Megjithatë, ajo nuk ka të bëjë me Xhihadin të cilin është i kënaqur Allahu dhe i Dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem.
Një nga trashëgimtarët më të shquar janë mjeku Ajman edh-Dhauahiri. Ky mjek ndikoi tek Usameh bin Laden i cili ka thënë në një nga fjalimet e tij:
”Bota është ndarë në dy pozicione; një vetëm me pabesim dhe pabesim dhe një vetëm me besim dhe me pa mosbesim.”
Ai dhe partnerët e tij në malet afgane dhe mbështetësit e tyre janë myslimanët dhe pjesa tjetër e botës janë mosbesimtarë dhe të lejohet që të vriten, sikurse pushtetarët ashtu edhe qytetarët.
___________________________________
1 Këtë e nënvizoi Ejmen edh-Dhauahiri në seancën e tretë të kujtimeve të tij të cilat janë përhapur në gazetën ”esh-Shark el-Eusat”, në Ramazanin, 1422, dhe se librat e Sejjid Kutbit janë të tij dhe kushtetuta e mbështetësve të tij.
2 Fi Dhilal-il-Kuran (4/2122).
3 Fi Dhilal-il-Kuran (3/1634).
4 el-Adalah el-Ixhtimaijjah, fq. 200.
5 el-Adalah el-Ixhtimaijjeh, fq. 160.