Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Burrat prapa të menduarit të Khauarixhëve

Alameh Abdus-Selam bin Salim es-Suhejmi

Burimi: Fikr-ut-Takfir, fq. 94-95

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Prej librave më të njohura që i kanë pompuar disa të rinj fetarë në vendin tonë – Arabin Saudite – me mënyrën e të menduarit të Khauarixhëve janë disa nga punimet e Sejjid Kutbit dhe librat nga njerëz të cilët janë ndikuar prej tij si Muhammed Kutbi, Muhammed Surur, Hasan et-Turabi, Muhammed Ahmed er-Rashid, Salah es-Saui, Abdurr-Rrahman Abdul-Khalik, Xhemal Sultan dhe të tjerët që janë ndikuar nga ideologjia e atyre që quhen thirrësat e zgjimit në vendin tonë.

Sejjid Kutubi konsiderohet të jetë personi që ka i dhanë jetë ideologjis Khauarixhe-Tekfiri sot. Prandaj librat e tij janë më të rrezikshmet. Sepse ato përbëjnë një referencë për ata që janë të ndikuar nga ajo mënyrë e të menduarit sikurse mbrenda vendit dhe jashtë tij. Pothuajse nuk egziston një librari publike sikurse edhe private, vetëmse librat e Sejjid Kutbit gjenden në to. Pothuasje nuk ekziston një cikël i mesëm ose shkollë e mesme për djem dhe vajza vetëmse librat e Sejjid Kutbit gjenden në to. Pothuajse nuk ekziston një fakultet apo universitet vetëmse librat e këtij njeriu gjenden në të. Studentët inkurajohen dhe madje edhe i referohen atyre dhe marrin mësim prej tyre. Gati askush nuk paralajmëron për gabimet që gjenden në to. Në të vërtetë liderët e grupeve ekstreme kanë lejuar që librat e Sejjid Kutbit të jenë një bazë për mësimin e të rinjve.

Egziston një terror psikologjik që është miratuar nga grupet hizbijeh për të luftuar çdonjërin që kritikon të menduarit e grupeve hizibije në përgjithësi dhe të menduarit e Sejjid Kutubit në veçanti.

Shpërndaje: