Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: “Fetaua erkanul-islam”, nr.58
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Është përmendur se burrave në xhenet u dhurohen Hyri, por çfarë do t’u jepet grave?”
Përgjigje: “Allahu i Lartësuar në lidhje me mirësitë e xhenetit thotë:
نَحْنُ أَوْلِيَآؤُكُمْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَفِى ٱلْءَاخِرَةِ ۖ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَشْتَهِىٓ أَنفُسُكُمْ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ {32} نُزُلًا مِّنْ غَفُورٍ رَّحِيمٍ
“Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni, dhuratë e pasur prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë.” 1
يُطَافُ عَلَيْهِم بِصِحَافٍ مِّن ذَهَبٍ وَأَكْوَابٍوَفِيهَا مَا تَشْتَهِيهِ الْأَنفُسُ وَتَلَذُّ الْأَعْيُنُ وَأَنتُمْ فِيهَاخَالِدُونَ
“…ku do t’ju shërbehet me pjata dhe gota prej ari. Aty do të ketë çfarë t’ju dojë shpirti dhe gjithçka që ta kënaq syrin dhe atje do të qëndroni përgjithmonë.” 2
Është e ditur mirë ajo se martesa është një nga gjërat që shpirti i dëshiron më së shumti, e për këtë arsye kjo do t’i jepet njerëzve në xhenet, pavarësisht nëse ata janë burra apo gra. Allahu i Lartësuar do martojë gruan me atë burrë me të cilin ishte e martuar në këtë jetë. Në një ajet Kuranor thuhet:
رَبَّنَا وَأَدْخِلْهُمْ جَنَّاتِ عَدْنٍ الَّتِي وَعَدتَّهُم وَمَن صَلَحَمِنْ آبَائِهِمْ وَأَزْوَاجِهِمْ وَذُرِّيَّاتِهِمْ إِنَّكَ أَنتَ الْعَزِيزُالْحَكِيمُ
“O Zoti ynë, futi ata në kopshtet (Xhenetin) e Adnit, të cilat ua ke premtuar së bashku me të devotshmit prej prindërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre! Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.” 3
Nëse ndonjë grua nuk është martuar në jetën e kësaj bote, Allahu i Lartësuar do ta martojë atë me dikë me të cilin ajo është e kënaqur në xhenet.”
1 Fusilet 41:31-32
2 Ez-Zhukhruf 43:71
3 Gafir 40:8