Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Burri bën shitblerje me kamat

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sharh Ighathat-il-Lahfan (103), min: 58.41 Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Pyetje: I dërguari ﷺ ka thënë:

“Gruaja që kërkon divorcin nga burri i saj pa arsye (sheriatike), nuk e ndjen aromën e xhenetit.”

A i lejohet gruas të kërkojë divorcin nëse burri i saj bën shitblerje me kamatë dhe njëkohësisht bën ndalesa të tjera?

Përgjigje: Hadithi theksoi “pa arsye”. Ajo që përmendet në pyetje është arsye sheriatike për të kërkuar divorcin nga burri i saj. Fakti që ai bën shitblerje me kamatë, është arsye për të cilën ajo duhet të kërkojë divorc nga ai.

Shpërndaje: