Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Burri duhet ta kontrollojë familjen e tij

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (60 A)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (subhanehu ue te ala) na ka obliguar që të jemi përgjegjës për familjet tona dhe të kujdesemi për ta. Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ

”O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” 66:6

Profeti ynë Muhammed ﷺ ka thënë:

”Burri është bari i familjes së tij dhe ai është përgjegjës për të.”

Kush do ta pyes atë për familjen e tij? Allahu (azze ue xhel)!. Kjo do të jetë në Ditën e Gjykimit ku gjykimi do të jetë i pashmangshëm. Burri në shtëpi është i detyruar që të kontrollojë gratë e tij, bijtë dhe bijat dhe të tjerët. Sa do e mirë të jetë familja, ata janë të ekspozuar ndaj rreziqeve, neglizhimit dhe papërqëndrimit. Nëse burri kujdeset për ta dhe kontrollon gjendjen e tyre, do të ketë një dashuri dhe një afrim mes tyre. Shumica e njerëzve i lënë pas dore fëmijët e tyre, si bijtë ashtu edhe bijat sot. Ata nuk pyesin se ku ata shkojnë. Ata nuk pyesin me kë rrinë ata. Ata nuk pyesin kush janë miqtë e tyre. Ata nuk pyesin për detyrat e shtëpisë së tyre. Kjo është gabim.

Shpërndaje: