Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Burri duhet të jetë i drejtë në marrëdhëniet seksuale me gratë e tij

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1015)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një burrë është i martuar me dy gra të reja dhe ata jetojnë në të njëjtën banesë. Ai i lejohet atij që të ketë marrëdhënie me njërën prej tyre dhe pa arsye të mos ketë marrëdhënie me tjetrën?

Përgjigje: Natyrisht, të dy gratë kanë nevojë që të shijojnë jetë martesore me të. Nëse ai neglizhon njërën prej tyre, pavarësisht nëse ajo është e para apo e dyta, dhe përmbahen nga të pasurit marrëdhënie me të, kështu që pa dyshim se atë grua e vë në vështirësi, madje edhe mund të bie në mëkat. Në këtë rast, ai është ai bëhet shkaku i kësaj. Kjo do të thotë se ai nuk është i drejtë ndaj tyre. Pra, sikurse ai duhet të jetë i drejtë ndaj tyre në aspektin e strehimit dhe të jetesës, ai duhet gjithashtu të jetë i tillë kur vie puna për kënaqjen e nevojave të tyre. Përndryshe, ai është i padrejtë.

Shpërndaje: