Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Burri e detyron gruan injorante që të kenë marrëdhënie seksuale gjatë Ramazanit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ftawa06-08-1435.mp3

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Para gjashtë vitesh burri e detyroi gruan që të ketë marrëdhënie seksuale gjatë ditës në Ramazan. Ajo thotë se ajo ishte injorante lidhur me këtë gjykim. Çka janë të obliguar që të dy?

Përgjigje: Marrëdhëniet seksuale (gjatë ditës) në Ramazan janë të ndaluara nëse je në shtëpi dhe je duke agjëruar. Agjëruesi duhet të përmbahet nga ushqimi, pijet, marrëdhëniet seksuale dhe të gjithë faktorët e tjerë që e prishin agjërimin. Në realitet ky është kuptimi i agjërimit. Nëse personi ka marrëdhënie seksuale gjatë Ramazanit ndërsa ai është në shtëpi dhe është duke agjëruari, atëherë ai mëkaton. Ai është i detyruar me tri gjëra:

1 – Të pendohet tek Allahut (azze ue xhel) për atë që ai ka bërë.

2 – Ta agjërojë ditën që ai e prishur me anë të marrëdhënieve seksuale.

3 – Të paguaj dëmshpërblimin duke liruar një rob. E nëse nuk mund ta bëj këtë, atëherë është i detyruar që të agjërojë dy muaj rresht. E nëse nuk mund ta bëjë as këtë, atëherë duhet t’i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër (gjashtëdhjetë shujta ushqimore).

Gjykimi i tillë bie mbi burrin dhe mbi gruan. Përjashtimi i vetëm është nëse ajo është detyruar të bëjë marrëdhënie. Pra në rast se ajo është e detyruar ta bëj këtë atëherë nuk obligohet me asgjë por dëmshpërblimi i cekur bie vetëm mbi burrin. E në qoftë se ajo nuk ishte detyruar të bëj marrëdhënie seksuale atëherë ajo është e detyruar me dëmshpërblim sikurse edhe burri.

Shpërndaje: