“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Burri e ndalon gruan nga festimet që përmbajnë mëkate

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (68 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Prej mëkateve të dukshme që ndodhin në dasma, janë zbulimi i grave dhe fustanat e tejdukshëm në mënyrë që ato pothuajse duken të jenë lakuriq. A është e detyrueshme për burrin që ta ndalojë gruan nga shkuarja në këto dasma?

Përgjigje: Është e obligueshme për burrin që ta ndalojnë gruan që të shkojë në festime që përmbajnë mëkate. Ai është përgjegjës për gruan e tij. Ajo duhet ti bindet burrit të saj. Ky është realiteti i martesës: ajo duhet t’i bindet burrit në çdo gjë që nuk është mëkat ndaj Allahut. Disa dijetarë thonë se burri mund ta ndalojë atë që të dal nga shtëpia tërësisht, përveç nëse ajo do të shkojë në xhami, sepse profeti ka thënë:

“Mos i ndaloni robëreshat e Allahut nga xhamitë e Allahut. Megjithatë, shtëpitë e tyre janë më të mira për to.”

Gruas nuk i lejohet që të zemërohet në burrin e saj nëse ai ia ndalon asaj këto festime që përmbajnë mëkate. Në vend të kësaj, ajo duhet ta falënderoj Allahun që i ka dhënë një burrë që e ruan atë nga mëkatet.

Shpërndaje: