Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, fq. 146
Përmblodhi: Sad Abdul-Gaffar Ali
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Burri e shkurorëzoi gruan e tij pasi që ajo kishte hyrë në ihram, ndërsa ai ishte mahrem i saj. A duhet që gruaja ta kompletojë haxhin apo të kthehet në shtëpi dhe duke mos pasur të drejtë ta kryej haxhin?
Përgjigje: Ajo nuk duhet të kthehet. Nëse ai e lëshon gruan për herë të parë ose të dytë, ai është ende mahrem i saj. Prandaj ajo mund të zbukurojë veten e saj për të dhe ta joshë atë në mënyrë që ai ta kthej atë për grua. Prandaj ka thënë Allahu (azze ue xhel) në lidhje me gratë e shkurorëzuara të cilat burrat mund t’i kthejnë:
“Mos i dëboni ato prek shtëpive të tyre, as ato (vetë) të mos largohen, përveç rastit kur janë fajtore për zina (marrëdhënie të paligjshme imorale) të hapur. Dhe këta janë kufijtë e përcaktuar të Allahut dhe kushdo që i kalon kufijtë e përcaktuar të Allahut, atëherë me të vërtetë që ai e ka dëmtuar veten. Ti nuk e di se pas kësaj Allahu mund të sjellë ndonjë rrethanë tjetër.” 65:1
Për fat të keq shumë prej burrave sot i nxjerrin gratë nga shtëpia kur i shkurorëzojnë ato. Veprimi i tillë është i ndaluar përderisa gruaja nuk kanë rënë në ndonjë vepër të pamoralshme. Në ajetin paraprak, Allahu (te ala) tha:
“Mos i dëboni ato prej shtëpive të tyre…”
Në fund Allahu thotë:
“Ti nuk e di se pas kësaj Allahu mund të sjellë ndonjë rrethanë tjetër.”
Gruaja e shkurorëzuar e cila mundet të kthehet tek burri i saj duhet të qëndrojë në shtëpinë e burrit të saj dhe ta zbukurojë veten për të në mënyrë që ai të joshet nga ajo në çdo mënyrë të mundshme në mënyrë që ai ta kthej atë.
Lidhur me këtë grua prej së cilës është ndarë nga burri i saj dhe i cili është mahrem për të (në ndonjë udhëtim (v.p.)), ai vazhdon të jetë mahrem i saj në qoftë se ky është shkurorëzimi i parë apo i dytë. Mirëpo nëse ky është shkurorëzimi i tretë, ai më nuk është mahrem i saj. Megjithatë, ajo duhet ta kompletoj haxhin me të sepse ky është rast urgjent.