Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Burri e urdhëron gruan që të bëjë abort

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (58 B)
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një burrë e urdhëroi gruan e tij që të bëjë abort para se fetusi t’i kishte mbushur katër muaj dhe ajo abortoi. Cili është vendimi mbi këtë?

Përgjigje: Nëse kjo ndodhi para se fetusit t’i jepet shpirti (pa mbushur muajin e 4-të) ne e shqyrtojmë çështjen:

Nëse kihet frikë për gruan, që nga kjo shtatzani, asaj mund t’i shkaktohet ndonjë dëm në shëndetin e saj, nuk ka gjë të keqe në këtë.

Përndryshe, nëse nuk kihet frikë se ajo mund të dëmtohet në shëndetin e saj, kjo nuk është e lejuar edhe pse burri i saj mund ta urdhërojë atë (që ajo ta abortojë), pasi ajo ka hakun (të drejtën) e saj mbi këtë fëmijë. Disa njerëz dhe Allahut i kërkojmë mbrojtje, nuk duan gjë tjetër vetëm se të shuajnë epshin e tyre. Ai madje, ndoshta ka dhe nijet (qëllim) që ta divorcojë gruan e tij dhe ka frikë se nëse ajo e ruan shtatzaninë, do të ketë probleme për divorcin, kur ajo të lindë. Pra gruaja nuk është e detyruar që t’i bindet burrit të saj nëse ai e urdhëron atë që të bëjë abort, në çfarë do lloj rrethane qoftë.

Dhe në qoftë se fetusit i është dhënë shpirti dhe i ka mbushur katër muaj, kurrsesi nuk është e lejuar që ajo të bëjë abort, pavarësisht nëse urdhërohet nga burri i saj apo nga mjeku apo nga dikush tjetër.

Shpërndaje: