“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Burri është më i mirë se gruaja, burrat janë më të mirë se gratë

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (1/641)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاء بِمَا فَضَّلَ اللّهُ بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ وَبِمَا أَنفَقُواْ مِنْ أَمْوَالِهِمْ

”Burrat janë përgjegjës dhe mbikëqyrës për gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre.” 4:34

Që do të thotë se burri është mbrojtës i gruas. Kjo do të thotë se ai është udhëheqësi i saj, gjykatës dhe edukatorë kur ajo bën shkarje nga rruga e drejtë:

بِمَا فَضَّلَ اللّهُ بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ

”… meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato …”

Sepse burrat janë më të mirë se gratë dhe burri është më i mirë se gruaja. Prandaj, vetëm burrat ishin profetë. Prandaj, vetëm burrat mund të jenë  pushtetarë. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Asnjë popull nuk mund të ketë sukses në qoftë se lideri i tyre është një grua.”

Transmetuar nga Bukhari nga Abdurr-Rrahman bin Ebi Bekreh nga babai i tij radijAllahu anhu.

Prandaj, vetëm burrat mund të jenë gjyqtarë, dhe pozita të tjera.

Shpërndaje: