Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Burri është një hap para gruas

Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)

Burimi: Tejsir-ul-Kerim, fq. 102

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ

”Burrat kanë një shkallë (më shumë përgjegjësi) mbi ato.”

Kjo do të thotë se ai ka pozitë më të lartë se ajo, ka më shumë fuqi dhe më shumë të drejta se ajo. Sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:

الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاء بِمَا فَضَّلَ اللّهُ بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ وَبِمَا أَنفَقُواْ مِنْ أَمْوَالِهِمْ

”Burrat kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre.

Gjithashtu, edhe profetësia, të qenurit gjykatës, udhëheqës në udhëtime dhe në pushtet sikurse edhe kujdestaritë e tjera, të gjithë janë të veçanta për burrat. Burrat kanë dyfishin e asaj që i takon gruas në shumicën e çështjeve, sikurse në trashëgimi etj.

Shpërndaje: