Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Burri është përgjegjës në shtëpi

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nuri ala ed-Darb (48 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Është bërë e zakonshme në mesin e grave që të mbajnë video-filma islam të cilët paraqiten në ekran në formë të karikaturave dhe në formë teatri. Shumë njerëz i kanë ato në shtëpitë e tyre. Unë gjithashtu i dua ato për fëmijët e mi, por burri im nuk e pranon një gjë të tillë. Cili është vendimi mbi këtë gjë?

Përgjigje: Burri është ai i cili vendos se çfarë duhet të ndodhë në shtëpi. Kjo, për shkak se shtëpia është shtëpia e tij dhe e familja është familja e tij.

Profeti ka thënë:

“Burri është bariu i familjes së tij dhe ai është përgjegjës për të.”

Pra, nëse burri ndalon filmat çfarëdo qofshin ata, është e detyrueshme që ta dëgjosh atë dhe t’i bindesh atij. Nuk i lejohet gruas që t’i sjell ato filma në shtëpi pa pëlqimin e tij. Në vend të kësaj, ajo duhet ta bindë atë se filmat e tillë janë të lejueshëm -në qoftë se ato janë të lejuara- në mënyrë që ai bindet dhe t’i pranojë ato. Përndryshe, është e ndaluar për të që ta detyrojë atë apo ta trajtojë atë keq deri sa ai t’ia plotëson dëshirën asaj.

Shpërndaje: