Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Burri është zotëria i gruas së tij

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherhul-Mumti (12/381)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ashtu siç është burri i detyruar ta trajtojë gruan e tij mirë, edhe gruaja është e detyruar që ta trajtoj burrin e saj edhe më mirë. Allahu (te ala) ka thënë: 

“Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë.”

Kjo është për shkak se Allahu (te ala) e quajti burrinzotëria i saj” .

Allahu (azze ue xhel) në suren Jusuf ka thënë:

“Tek dera, ata dy u përballën me zotërinë (burrin) e saj.” 12:25

Nga ana tjetër, profeti e ka quajtur gruan “e burgosur” dhe tha:

“Keni frikë Allahun në lidhje me gratë ngase ato janë në duart tuaja[1].”

Transmeton Tirmidhi (1163) dhe Ibn Maxheh (1851), hadithi është i mirë dhe autentik sipas Tirmidhiut, po ashtu imam Albani e konsideron të saktë në ”Sahih Sunnen et-Tirmidhi (1/594)”.


[1] Fjala “Auan” (në duart tuaja) e përdorur në hadith është shumës i fjalës “Aineh” e që do të thotë e zënë rob – robëreshë. Hadithi ka për qëllim kujdesin ndaj grave dhe furnizimin e tyre. Ky është obligim i burrit nëse ajo është e martuar, apo e babait apo e të tjerëve përgjegjës, në mungesë të tyre. Dhe e gjithë kjo të jetë në mirësi. Pra, burri e ka të obliguar që ta ndalon atë që të dal jashtë e të punojë (në punët që nuk janë për të) duke bërë që ajo të kujdeset për shtëpinë dhe fëmijët, prandaj ajo është “robëreshë” në këtë aspekt, por që burri ka detyra dhe obligime ndaj saj, e njëra prej tyre është furnizimi. Këtë gjë e thekson Ibn Mundhiri dhe të tjerët kur sqarojnë këtë hadith. (Marrë nga El-Mugni – Ibn Kudameh).

Shpërndaje: