“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Burri im shkon me gra të tjera

Alameh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://youtu.be/Z3VTzGsVKxY

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A i lejohet gruas të kërkoj shkurorëzim nëse e ka kuptuar se burri i saj ju flet grave të huaja, ju jep dhurata dhe i puthë ato?”

Përgjigje: “Përderisa burri juaj falet dhe ka besim të pastër dhe gjithashtu menhexh të pastër; duhet ta këshillosh. Nëse është e sigurt; -e jo të ketë dyshime dhe ta akuzojë burrin e saj pa asnjë dëshmi, por të jetë e sigurt njëqind për qind se ai ka lidhje me gra të huaja përmes telefonit apo në mënyra tjera, atëherë e ka obligim që ta këshillojë atë. Nëse e pranon këshillën e saj, kjo është e tëra çfarë kërkohet prej tij në këtë rast. Por nëse nuk ja pranon asaj këshillën dhe vazhdon në budallallëkun e tij, e që shumë ka mundësi që kjo gjë ta shpiej atë deri në zina, në këtë rast nuk ka asnjë pengesë që ajo të kërkoj shkurorëzim. Mirëpo së pari, duhet t’i marrësh hapat e duhur dhe siç duhet. Të japësh mundin tënd për ta këshilluar siç duhet, të jesh e kujdesshme për atë që duhet të vij pas këshillës. Nëse e pranon këshillën tuaj, kjo është ajo çfarë kërkohet prej tij në këtë rast. E nëse nuk përfiton nga këshilla juaj dhe vazhdon në budallallëkun e tij, ti ke të drejtë të kërkosh ndarjen nga ai sepse nuk ka hajr në të.”

Shpërndaje: