Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Burri ndalon gruan e tij nga të dëgjuarit e mësimeve fetare

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shahri (1)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëna ime është analfabete dhe injorante e cila dëshiron të dëgjojë audio-kaseta. Ndërsa babai ynë, nuk lejon magnetofon në shtëpi. Prandaj nëna ime, dëshiron ta dijë nëse i lejohet asaj që ta fus magnetofonin në shtëpi pa dijen e babait për shkak se i ndihmon asaj në të mësuarit e fesë.

Përgjigje: Nuk i takon burrit apo dikujt tjetër që të ndalojë kasetat e dobishme në shtëpin e tij. Në vend të kësaj, ai duhet të falënderojë Allahun sepse ja ka bërë familjen e tij që të duan të dëgjojnë këto audio-kaseta të cilat janë të dobishme.Askujt nuk i lejohet të  ndalojë dikë tjetër nga dëgjimi i mësimeve fetare. Nëse ai ndalon këto audio-kaseta, ska të keqe nëse familja i merr ato pa dijen e tij. Nuk i lejohet askujt që të ndalojë ndëgjimin e ligjëratave-fetare. Nëse burri i saj ka dyshime rreth këtyre audio-kasetave, ai duhet t’i dëgjojë ato audio-kaseta, e më pas të ndalojë atë që nuk është e mirë dhe të lejojë atë që duhet dëgjuar.

Shpërndaje: