Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Buhari (1/32-33)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlamuslimane.com
Aisheja (radijAllahu anha) ka thënë:
“Khatixhja e dërgoi atë (salAllahu alejhi ue selem) tek kushëriri i saj Uarakah bin Naufel bin Asad bin Abdil-Uza. Ai ishte një njeri i cili ishte konvertuar në krishterizëm gjatë kohës pagane. Ai dinte të shkruante hebraisht, kështu që ai shkroi Ungjillin në hebraisht atë që Allahu dëshiroi të shkruajë. Ai ishte një plak i cili kishte humbur shikimin. Khatixheja i tha: “O kushëri! Dëgjoje nipin tuaj!” Uarakah tha: “O nip! Çfarë po sheh?” I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i tregoi se çfarë kishte ndodhur. Pastaj Uarakah i tha atij: “Ai është Namusi (meleku) të cilin Allahu ia dërgoi Musait. Dëshirojë të isha i ri në moshë. Dëshirojë të jem gjallë kur populli yt të dëbojnë.” I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) tha: “A do të më dëbojnë mua?” Ai tha: “Po. Kurrë nuk ka arrdhur një burrë me atë që ti ke ardhur vetëm se është armiqësuar. Nëse unë jam gjallë kur të vijë dita jote do të mbështesë fuqishëm.” Nuk kaloi shumë kohë dhe Uarakah vdiq dhe shpallja u ndal.” 1
Kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tregoi Khatixhes çfarë kishte ndodhur, ajo e mori atë dhe e dërgoi tek Uarakah bin Naufel. Ai kishte njohuri rreth Librit pasi që ai kishte konvertuar në krishterizëm. Në atë kohë, krishterizmi nuk ishte aq i shtrembëruar sa u bë pas profetësisë së profetit (salAllahu alejhi ue selem). Pas profetësisë së të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) ajo ra në një shtrembërim të madh në mënyrë që ata edhe mohuar profetësinë e profetit (salAllahu alejhi ue selem ) që konfirmohet në Ungjill.
Ai (rahimahullah) tha:
“Ai është Namusi të cilin Allahu ia dërgoi Musait.
Namusi thuhet të jetë i dërguari i sekreteve i cili dërgohet me sekrete.
Ai tha:
”Dëshiroj të isha i ri në moshë. Dëshirojë të jem gjallë kur populli yt të dëbojnë ty.”
Ishte prej instinktit të këtij burri se profeti (salAllahu alejhi ue selem) do të dëbohej. Ai arriti në këtë përfundimin mbi bazën se askush nuk ka ardhur me atë që ai ka ardhur vetëm se ai kishte armiq. Këto ishin fakte të vërteta. Pastaj ai tha:
”Nëse unë jam gjallë kur të vijë dita jote do të mbështesë fuqishëm.”
Megjithatë, ai nuk e përjetoi atë ditë. Disa dijetarë thonë se Uarakah bin Naufel është burri i parë që besoi në profetin (salAllahu alejhi ue selem). Kjo është e saktë. Megjithatë, ai është personi i parë që i besoi atij (salAllahu alejhi ue selem) para se ai të bëhej i dërguar. Sepse i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) nuk ishte i dërguari kur ajeti
اقْرَأْ
“Lexo!”
Ishte shpallur, por ishte vetëm një profet. Sa i përket burrit të parë i cili i besoi atij kur ai ishte i dërguari , ishte Ebu Bekri (radijAllahu anhu).
1 Bukhari (3).
2 96:1