Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–1429-01-20.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Një burrë thotë se e ka shkurorëzuar gruan e tij, pasi ka pasur marrëdhënie seksuale me të ndërkohë kur ajo ishte duke marrë pilula kundër shtatzënisë. A është i lejueshëm shkurorëzimi në këtë gjendje, duke pasur parasysh atë se ai beson që ajo nuk është shtatzënë? Apo duhet ta shkurorëzojë atë gjatë periudhës së pastër të saj në të cilën ai nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me të?”
Përgjigje: “Ka dy lloje të shkurorëzimit të cilat janë bidate: bidat në numër dhe bidat në kohë. Shkurorëzimi bidat i cili është i lidhur me numër, është kur burri ta shkurorëzojë gruan e tij tre herë në të njëjtën kohë (v.p: p.sh kur i thotë: je e shkurorëzuar tre herë nga unë). Shkurorëzimi bidat i cili është i lidhur me kohën, është kur burri e shkurorëzon gruan e tij gjatë periudhës së menstruacioneve, lehonisë apo gjatë periudhës së saj të pastër, gjatë së cilës kanë pasur marrëdhënie seksuale.
Pyetësi në fjalë thotë se kishte marrëdhënie seksuale me të gjatë periudhës së saj të pastër, kur ajo nuk kishte periudhën e saj mujore për shkak të pilulave. Kjo pra është një shkurorëzim bidat (dhe i vlefshëm).
Kur Ibn Umeri e shkurorëzoi gruan e tij gjatë periudhës së saj të menstruacioneve, Profeti salallahu alejhi ue selem e urdhëroi atë që ta kthejë mbrapa dhe që ta shkurorëzojë atë gjatë periudhës së saj të pastër, në të cilën ata nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale. Ky shkurorëzim është prej Sunnetit, d.m.th. që burri ta shkurorëzojë gruan e tij gjatë periudhës së saj të pastër, në të cilën ata nuk kanë marrëdhënie seksuale.”