Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Burri – tema e preferuar e bisedës së gruas

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih El-Bukhari (6/372)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Aishah -radijAllahu anha rrëfeu:

“Njëmbëdhjetë gra ishin ulur (dhe bisedonin), ato i premtuan njëra-tjetrës se nuk do të fshehin asgjë rreth burrave të tyre. E para tha…”

Transmeton Bukhari (5189), Muslimi (2448) dhe Nesai (9138-9140).

Duhet ta dimë se gratë gjithmonë flasin për këto gjëra sepse ndër gjërat më të çmuara për gruan, mos më e çmuara është burri i saj. Prandaj i sheh ato sesi ulen e flasin për burrat e tyre me njëra-tjetrën. Kjo është diçka e ditur.

Megjithatë disa gra mund të gënjejnë dhe të pretendojnë gjëra që nuk janë të vërteta vetëm për t’u zbukuruar me një petk të rremë, siç thuhet. Kështu ajo fillon ta përshkruajë dhe lavdërojë burrin e saj në mënyrë të përgjithshme, ndërkohë që gënjen.

“Por a është më mirë të heshtësh për burrin nëse ai ka diçka që nuk duhet t’u përmendet të tjerëve? Në fakt, është obligim të mos e tregosh atë sepse përhapja e gjërave të tilla mes njerëzve është përgojim.”

Ndërsa nëse ajo mendon se ka dobi që të përmenden disa mangësi të tij dhe i drejtohet nënës së tij apo motrës së tij më të madhe, që ato ta këshillojnë, ta udhëzojnë ose t’ia sqarojnë të vërtetën, atëherë nuk ka problem në këtë.

Shpërndaje: