Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (16 A), min: 27.05
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Allahu (Subhanehu ue Te ala) i tha Musait (alejhi-selam):
فَقُولَا لَهُ قَوْلًا لَّيِّنًا لَّعَلَّهُ يَتَذَكَّرُ أَوْ يَخْشَى
”Atij i thoni fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.”1
Ndërsa në suren “el-Isra” ne gjejmë se Musai i foli Faraonit ashpër dhe vrazhdë. Për shembull, Musai (alejhi-selam) tha:
وَإِنِّي لَأَظُنُّكَ يَا فِرْعَونُ مَثْبُورًا
“E unë besoj, o Faraon, se shkatërrimi të është afruar ty!”2
Si të bashkojmë ne këtë ajet me thirrjen e butë?
Përgjigje: Së pari, ai i foli atij me butësi. Pasi ai kishte tejkaluar kufijtë dhe e ngriti veten e tij, atëherë ai e meritoi të nënçmohet. Ky është një shembull se si daveti duhet të bëhet në mënyrë të shkallëzuar dhe me urtësi. Së pari flasim me atë që e thërrasim me butësi dhe një mënyrë fleksibile. Nëse ai këmbëngulë dhe bëhet inatçor, atëherë ai nuk meriton asgjë tjetër pos ashpërsisë.
1 20:44
2 17:102