Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Butësia dhe ashpërsia në davet

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: E kam një pyetje që ka të bëj me davetin (thirrjen). Butësia, toleranca dhe mirëkuptimi gjatë thirrjes, janë prej praktikës së profetit (salAllahu alejhi ue selm).

Shejkhu: Kështu është.

Pyetësi: A është obligim që të jemi të butë gjatë davetit apo është vetëm vepër e pëlqyer (mustehab)?

Shejkhu: Kjo është obligim.

Pyetësi: Pyetja ime ka një qëllim të caktuar.

Shejkhu: Prapa saj fshihet diçka.

Pyetësi: Selefitë me të gjithë llojet (kategoritë) e tyre – ka mundësi që të jetë e vërtetë- njihen me përdorim të ashpërsisë dhe shumë pak janë të butë kur është fjala në përhapjen e davetit! Nëse mendoni se kjo që thash është e vërtetë dhe ky është mendimi im, çfarë është mendimi juaj?!

Shejkhu: Në fjalët tuaja kam një vërejtje që ka të bëj me shprehjen: –ka mundësi që të jetë e vërtetë- a the kështu?

Pyetësi: Desha të them: Nëse e shihni të vërtetë.

Shejkhu: Ti së pari the: –ka mundësi që të jetë e vërtetë-, d.m.th. ajo që thuhet për ta se përdorin ashpërsinë, ka mundësi që të jetë e vërtetë. A je ti prej tyre që thonë kështu?

Pyetësi: Po, e kam thënë. Kërkoj falje.

Shejkhu: Këtu e kemi një vërejtje: dëshiroj që t’u tërheq shikimet vëllezërve tanë, se kur ata flasin me fjalë të tilla ju them se këto janë fjalë të atyre që bëjnë politikë. Ata ka mundësi që të mos kenë qëllim të bëjnë politikë, por: Fjalët burojnë nga zemra, ndërsa gjuha është ajo që shpalos brendinë e njeriut. Në rast se folësi për ndonjë çështje të caktuar thotë: ‘ka mundësi që të jetë kështu’, përball saj gjendet ‘ka mundësi që të mos jetë kështu’. A është kështu?

Pyetësi: Po.

Shejkhu: Në pyetjen tënde ka dy gjëra që duhet parashtruar, e më pas vazhdojmë me përgjigjen: A je i bindur në atë që thuhet se selefit nuk përdorin butësinë, por ashpërsia është cilësi dhe metodologji e tyre? A je ti i bindur kështu? Ti vetë më hape derën që ta bëj këtë pyetje, ngase ti më the: ka mundësi që të jetë e vërtetë.

Pyetësi: Unë kërkova falje për fjalët e mia.

Shejkhu: Mirë pra, të dëgjojmë, se cila është fjalia e duhur?

Pyetësi: Ta përsëris?

Shejkhu: Jo mos e përsërit, ngase pyetje është e shtruar gabimisht, apo nga çfarë kërkove falje realisht? Thuaje mendimin tuaj në formën e duhur pa përdorur “ka mundësi”, qartë?

Pyetësi: Po.

Shekjhu: Mirë pra, urdhëro.

Pyetësi: Pyetjen po e parashtroj nga fillimi.

Shejkhu: S’ka gjë, mund të zgjedhësh atë që dëshiron ti.

Pyetësi: Kur unë e shtrova pyetjen në fillim, ju u përgjigjet se kjo gjë është kështu. Pyetja ishte se: Butësia, toleranca dhe mirëkuptimi janë të obligueshme në davet. Pyetja ime kishte të bëj me davetin e jo me njerëz të caktuar apo me jetën e përditshme; pra e kisha për qëllim përdorimin e butësisë dhe mirësjelljes me njerëzit gjatë davetit. Mendimi im është se selefitë janë të njohur për ashpërsinë dhe jo butësinë që ata përdorin në davet. Siç edhe e thash, ky është mendimi im.

Shejkhu: Ti je prej tyre (Selefive)?

Pyetësi: Ashtu shpresoj!

Shejkhu: Shpreson ashtu?

Pyetësi: Po.

Shejkhu: Shpreson ashtu d.m.th. ti je selefi.

Pyetësi: Po.

Shejkhu: Ti a je prej atyre Selefive që janë të ashpër?

Pyetësi: Nuk e lavdëroj veten time, por shpresoj që të kem tipare sa më të shquara.

Shejkhu: Çështja këtu nuk ka të bëj me lavdërim, çështja ka të bëj me sqarimin e realitetit. Ti tani po e bën pyetjen për hir të këshillimit mes vete.

Prandaj, kur unë po të pyes se a jeni prej këtyre të ashpërve, nuk ka vend të hapet diskutimi se nuk po e lavdëroj veten time; ngase ti po dëshiron që ta sqarosh të vërtetën. Që nënkupton, sikurse ti të më bësh mua këtë pyetje, unë do të përgjigjesha, -‘mendoj se nuk jam i ashpër’. Por, kjo nuk do të thotë se unë po e lavdëroj veten time ngase unë po tregoj realitetin tim. Andaj, mendoje mirë pyetjen!

Pyetësi: Përgjigja ime është sikurse përgjigja juaj.

Shejkhu: Prandaj, nuk është e drejtë që të themi se selefit janë të ashpër. Por, e drejtë është që të thuhet se disa prej tyre janë të ashpër. A jam i qartë deri këtu?

Pyetësi: Po.

Shejkhu: Pra, themi se disa prej selefive kanë metodologji më të ashpër, por ke kujdes, a është kjo cilësi me të cilën veçohen selefitë?!

Pyetësi: Jo.

Shejkhu: Mirë, e çfarë përfitimi kemi nga të shtruarit e pyetjeve të tilla?! Kjo është çështja e parë! Çështja e dytë: Butësinë të cilën e përmendëm pak më parë, a duhet përdorur gjithnjë dhe në çdo rast?

Pyetësi: Kurrsesi jo.

Shejkhu: Nga kjo nxjerrim këtë përfundim: Prandaj, nuk është e drejtë as për ty e as për dikë tjetër që të cilësoj një grup njerëzish me një cilësi që i përfshin të gjithë pa asnjë dallim.

Së dyti: Nuk është e lejuar që ta cilësosh dikë prej myslimanëve me këtë cilësi, -pa marrë parasysh shprehimisht a është selefi apo jo, përveç në ndonjë çështje apo fushë të caktuar. Po e them këtë, pasi që u pajtuam se butësia nuk përdoret gjithnjë dhe në çdo rast.
I dërguari (alejhis-selam) në disa raste ka përdorur ashpërsi aq të madhe, saqë sikur të vepronin selefit të njëjtën gjë njerëzit do t’i kundërshtonin në mënyrën më të egër. Shembull kemi, tregimin e Ebis-Senabilit. Ndoshta ke dëgjuar apo të kujtohet ky tregim?

Pyetësi: Jo, jo.

Shejkhu: Një gruaje i ka vdekur burri, përderisa ajo ishte shtatzënë. Dhe pas një kohe ajo e lindi fëmijën e saj. Ajo kishte dëgjuar hadithin e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) se gruas shtatzënë të cilës i ka vdekur burri, ideti –pritja i përfundon posa të lindë ajo fëmijën e saj. Ky hadith gjendet në Sahihun e Buhariut në të cilin thuhet:

“Pasi që lindi fëmijën e saj, ajo dëshironte të fejohej, andaj u zbukurua dhe kishte vërë kuhl që ta shihnin ata që e dëshironin atë për martesë. Në atë rast e kishte parë Ebus-Senabili, i cili nuk dëshironte të martohej me të dhe i tha asaj: ‘Nuk lejohet që të martohesh, vetëm pasi të kaloj koha e duhur pas vdekjes së burrit’ –është fjala për rregullin katër muaj e dhjetë ditë-.

Ashtu siç duket në hadith, ajo ishte grua që ishte e kujdesshme për fenë e saj. Ajo veshi xhilbabin e saj dhe shkoi tek profeti (salAllahu alejhi ue selem) dhe i tregoi atij se çfarë i ka thënë Ebus-Senabili. Profeti (alejhis-selam) i tha: “Ka gënjyer Ebus-Senabili.”

Kjo, a është ashpërsi apo butësi?

Pyetësi: Po, kjo është ashpërsi.

Shejkhu: Ashpërsi e kujt? Ashpërsi e atij që ishte baba i butësisë.

Allahu në Kur’an për të thotë:

وَلَوْ كُنتَ فَظًّا غَلِيظَ الْقَلْبِ لاَنفَضُّواْ مِنْ حَوْلِكَ

“…e sikur të ishe i vrazhdë e me zemër të ashpër, ata do largoheshin prej teje.” 3:195

Prandaj, përdorimi i butësisë nuk është rregull i përhershëm siç edhe u pajtuam më herët. Por, myslimani duhet që butësinë ta vejë në vendin e vet dhe ashpërsinë në vendin e vet.

Shembull tjetër, kemi tregimin që e gjejmë tek Imam Ahmedi, atëherë kur i dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) e ligjëroi dhe njëri nga të pranishmit i tha:

“U bë ajo që deshi Allahu dhe deshe ti o i dërguar i Allahut.” Kurse ai, tha: “A më bëre mua shoq me Allahun?! Thuaj vetëm: Deshi Allahu i Vetëm!”

Kjo, a është ashpërsi apo butësi?

Pyetësi: Kjo, është metodologji e fjalëve të Profetit (sal Allahu alejhi ue selem).

Shejkhu: Këtë unë e quaj gjarpërim, ngase ti nuk u përgjigje tani sikurse u përgjigje në më herët, kur unë përmenda tregimin e Ebus-Senabilit, ku

Profeti për të tha: “Ka gënjyer Ebus-Senabili.” Ashpërsi apo butësi? Kjo padyshim ishte ashpërsi.

Pyetësi: Po, kjo është ashpërsi.

Shejkhu: Ndërsa kjo e dyta?

Pyetësi: Ai vetëm e ka sqaruar, kur tha: “A më bëre mua shoq me Allahun?!”

Shejkhu: Kjo është gjarpërim në fjalë –Allahu të begatoftë-. Unë nuk po të pyes e sqaroi apo jo, unë po të pyes a është ashpërsi apo butësi? Përse ndryshoi metodologjia juaj në përgjigje? Në përgjigjen tuaj të parë, nuk thatë se ai vetëm e sqaroi duke thënë: “Ka gënjyer Ebus-Senabili.”

Padyshim se edhe ky është sqarim nga ana e tij, por me cilën metodë me metodën e butësisë –e cila siç thamë është rregull bazë- apo me metodën e ashpërsisë? Ndërsa ti ishe shumë i qartë kur the se, kjo ishte metodë e ashpër. Tani, çfarë ka në pyetjen e dytë që të pengon të përgjigjesh ashtu siç u përgjigje më herët?

Pyetësi: Në pyetjen e dytë, nuk e përgënjeshtroi atë, por tha: “A më bëre mua shoq me Allahun?!”

Shejkhu: Allahu Ekber! Kjo është mohim edhe më ekstrem!

Njëri nga të pranishmit thotë: Thuhet: “Sa ligjërues i keq jeni ju!” në transmetimin e Muslimit.

Shejkhu: Po, kjo ka të bëj me një çështje tjetër. A të kujtohet ky hadith? Kur ai (ligjëruesi) tha: “Kush i bindet Allahut dhe të dërguarit veçse ka shpëtuar, e kush nuk u bindet atyre ai ka lajthitur.” Në atë rast i tha: “Sa ligjërues i keq jeni ju!” Kjo, a është ashpërsi apo butësi?

Pyetësi: Ashpërsi.

Shejkhu: Ajo që është me rëndësi –Allahu të begatoftë-, kemi të bëjmë me dy metodologji: atë të butë dhe të ashpër. Pasi që ne u pajtuam se nuk kemi të bëjmë me një rregull të vetme e të pandryshueshme, d.m.th. të përdorim gjithnjë metodën e butësisë apo të ashpërsisë. Pra, ndonjëherë përdorim atë metodë e ndonjëherë metodën tjetër.

Tani, kur Selefitë përgjithësisht akuzohen se janë të ashpër; kur e dimë se Selefitë në krahasim me sektet dhe grupet tjera, janë më shumë të interesuar për njohjen e gjykimeve të sheriatit dhe da’vetin ndaj të tjerëve?

Pyetësi: Nuk ka dyshim në këtë.

Shejkhu: Nuk ka dyshim –Allahu të begatoftë-. Prandaj, për shkak të këtij interesimi që të tjerët nuk e kanë në këtë aspekt (na konsiderojnë të ashpër). Të tjerët, urdhërimin për të mirë dha ndalimin nga e keqja edhe nëse është i shoqëruar me butësi, ata e konsiderojnë ashpërsi. Saqë, disa thonë: Tani nuk është koha e gjërave të tilla, e disa e kanë tepruar edhe më shumë kur thonë: Të folurit në çështje të Teuhidit po shkakton përçarje në mesin e njerëzve!

Ajo tek e cila dua të dal është se, çështja është relative. D.m.th. Kur dikush nuk është i dhënë pas da’vetit e posaçërisht nuk është i dhënë që të merret me gjëra bazë të cilat i quan “të shoshitura” apo “dytësore”, Prandaj edhe pse ti përdorë butësinë, ata e konsiderojnë ashpërsi që është përdorur në vend të gabuar.

Nuk është gjë e mirë kur ti je Selefi sikurse edhe ne, e të përhapësh tek njerëzit –qofshin ata të paktë tani për tani, duke thënë se Selefitë janë të ashpër. Ne u pajtuam edhe më herët se, disa prej tyre mund të jenë të ashpër. Nga kjo gjë (ashpërsia), nuk kanë shpëtuar as Sahabet tek gjejmë në mesin e tyre të butë e gjejmë edhe të ashpër. Besoj se e din tregimin e atij personi të cilit i erdhi për të urinuar në xhami, e çfarë reagimi patën Sahabet? Ata deshën ta rrahin atë! Kjo quhet butësi apo ashpërsi?!

Pyetësi: ashpërsi.

Shejkhu: Ashpërsi pra. Por çfarë u tha atyre i dërguari: “Lëreni.” Prandaj themi se, ka mundësi që të mos shpëtojnë nga ashpërsia përveç se pakë prej njerëzve. Mirëpo, e drejta është se baza e thirrjes në da’vet të jetë e bazuar mbi urtësi dhe këshillë të mirë. E prej urtësisë është që butësinë dhe ashpërsinë t’i përdorësh në vend të duhur.

Që të cilësohet grupi më i mirë (Selefitë) se të gjithë grupet tjera, -kur është fjala tek të praktikuarit e Kur’anit dhe Sunnetit ashtu siç e kanë kuptuar të parët tanë të mirë, se janë të ashpër kështu përgjithësisht, nuk mendoj se ky është gjykim i drejtë por ky është vetëm paragjykim.

Ndërsa të thuash se, “prej tyre ka që janë të ashpër” nuk mund askush ta mohojë. E kur e dimë se prej Sahabeve ka pasur të ashpër jo në vend të duhur, atëherë është shumë më e pranueshme që prej neve të ketë të ashpër. Pastaj, nëse flasim për një person të caktuar ta quajmë të butë e të qetë, a ka mundësi që të shpëtoj nga përdorimi i ashpërsisë në vend jo të duhur?

Pyetësi: Jo, kurrsesi.

Shejkhu: Pasi që nga kjo arritëm nga një përfundim i pashmangshëm, nuk na mbetet tjetër përveçse të këshillohemi ndërmjet veti. Kur shohim dikë që ligjëron, këshillon dhe flet me ashpërsi jo në vend të duhur atëherë e këshillojmë. Ka mundësi që ai të ketë një arsye për këtë veprim. Nëse na dëgjon atëherë Allahu e shpërbleftë me të mira. E nëse ai e sheh çështjen nga një këndvështrim tjetër, atëherë e dëgjojmë arsyen e tij dhe çështja përfundon.

Pyetësi: Shejkh, shumë prej Selefive e përdorin ashpërsinë dhe nuk përdorin butësinë. Pra e përdorin ashpërsinë dhe butësinë jo në vendin e duhur dhe nuk janë të paktë këta! Unë them, se të gjithë grupet veprojnë në këtë mënyrë dhe unë nuk bëj dallim në mes të Selefive dhe të tjerëve në këtë aspekt ngase grupet e tjera nuk më intereson çështja e tyre. Mua më intereson vetë çështja e Selefive. Nuk janë të paktë ata të cilët i largojnë njerëzit nga Selefitë për shkak të mënyrës se si ata bëjnë da’vet. Unë me pyetjen time, kisha për qëllim që të këshilloni ata të cilët janë prekur nga ashpërsia dhe zemër ngurtësia.

Shejkhu: Allahu të begatoftë. Nuk ka nevojë që unë posaçërisht të jap ndonjë këshillë, kur Selefitë dhe të tjerët e dinë ajetin:

ادْعُ إِلِى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُم بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ

“Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata në mënyrën më të mirë.” 16:125

Ata, gjithashtu lexojnë hadithin e Aishes (radjia Allahu anha), e cila tregon njërin prej çifutëve kur e përshëndeti profetin (salAllahu alejhi ue selem) duke i thënë:

‘Essamu Alejkum’ (helmi qoftë mbi ju). Këtë përshëndetje thumbuese e dëgjoi Aishja, dhe u ngrit prapa perdes ashtu siç ishte me hidhërim të madh tha: “Helmi, mallkimi dhe hidhërimi i Allahut qoftë mbi ju, vëllezër të majmunëve dhe të derrave.’

Ndërsa i dërguari nuk shtoi asgjë më shumë sesa që ai i tha atij: “Edhe mbi ty.”

Kur ai çifuti doli nga shtëpia e profetit (alejhis salatu ues-selam), e qortoi atë për fjalët e saj duke i thënë asaj:
“Oj Aishe, nuk është diku butësia, veçse e hijeshon atë gjë dhe nuk është diku ashpërsia veçse e shëmton atë.”

Ajo tha: “O i dërguar i Allahut, a nuk e dëgjove se çfarë tha?!”

Ndërsa ai ia ktheu: “A nuk më dëgjove se çfarë i thash unë?!”

Pra, Aishja e cila që në moshë të re u edukua me mësime dhe në shtëpinë e të Dërguarit, nuk shpëtoi dot veçse e përdori ashpërsinë në vendin ku e kishte butësia. E çfarë të themi tek të tjerët Selefi siç edhe po thua edhe ti, të cilët nuk janë edukuar në shtëpi të Profetit.

Unë po e them tani një fjalë të cilën mund ta gjesh në ndonjë kasetë timen qysh më herët se: Problemi i botës islame në ditët e sotme, gjendet përballë asaj që quhet rizgjimi islam e që ky rizgjim nuk është i shoqëruar me edukatë islame.

Në ditët e sotme, nuk ka edukatë islame. Prandaj, unë mendoj se ky rizgjim i dijes do të kaloj një kohë shumë e gjatë derisa të jap rezultatin e saj edukativo-arsimor në brezat e rinj brenda kufijve të asaj që po e quajnë “rizgjimi islam”2. Është e vërtetë se këto janë veprime të disa individëve, por këta individë jetojnë nën mëshirën e Allahut të Madhëruar. Disa prej tyre janë afër e disa janë larg.

Shejkhu: Për këtë gjë, në aspektin mental dhe shkencor nuk mund të gjesh askënd që të kundërshton atë se baza në da’vet është që ai të bëhet me butësi dhe këshillë të mirë. Por ajo që është me rëndësi, është praktika.

Ndërsa kjo praktikë, kërkon një shëmbëlltyrë dhe mësues, i cili mëson dhjetëra nxënës të dijes, e këta mësojnë nxënës të tjerë. Dhe kështu përhapet edukata islame dal ngadalë; pra me edukimin e nxënësve që secili i ka rreth vetes. Nuk ka dyshim, se çështja është ashtu siç ka thënë

Allahu (i Lartësuar):

وَمَا يُلَقَّاهَا إِلَّا الَّذِينَ صَبَرُوا وَمَا يُلَقَّاهَا إِلَّا ذُو حَظٍّ عَظِيمٍ

“Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë askush përpos atyre që janë të durueshëm; dhe nuk mund ta arrijë askush, përpos atyre që kanë virtyt të lartë.” 41:35

E lusim Allahun e Madhëruar që të na bëj prej atyre mesatarëve, e jo prej atyre që janë të ashpër apo atyre që neglizhojnë.

Pyetësi: Allahu të shpërbleftë me të mira, Shejkh.

Njëri prej të pranishmëve: Shejkh, kur ndonjë pasues i Sunnetit kur takon ndonjë pasues të bidatit, shpeshherë gjen sjellje me shumë pafytyrësi dhe arrogancë. Kur e dimë se Allahu i Lartësuar e urdhëroi Musanë që të jetë i butë me Faraonin, megjithatë ai i tha atij:

وَإِنِّي لَأَظُنُّكَ يَا فِرْعَونُ مَثْبُورًا

“E unë besoj, o Faraon, se ti je i shkatërruar.” 17:102

Ka raste, kur disa prej doktorëve me titull, kur ne u themi se ka thënë i Dërguari, ata bëjnë shaka me neve dhe marrin shembuj me veprime të Selefive. E kur ndonjëherë njeriu del nga vetvetja dhe përdor me ta ashpërsinë, edhe pse në këso raste nuk është ashpërsi, por i përshtatet më së miri shembullin të cilin e keni theksuar:

Muri i thotë pykës pse po më shtypë?
Ndërsa ajo i thotë: pyete atë që po më sjellë

Shejkhu: E vërtetë.

Shpërndaje: