Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Butësia gjatë thirrjes në fe

Shejkh Se’id bin ‘Alij bin Uehb el-Kahtanij (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://rasoulallah.net/index.php/ar/articles/article/17349
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Transmetohet nga ebu Umame radijAllahu anhu i cili ka thënë:

إن فتى شابًّا أتى النَّبي صلى الله عليه وسلم فقال: يا رسول الله ائذن لي بالزنا، فأقبل القوم عليه فزجروه، وقالوا: مه مه، فقال: ادْنُه، فدنا منه قريبًا، قال: فجلس، قال: أتحبُّه لأمِّك؟ قال: لا والله جعلني الله فداءك، قال: ولا النَّاس يحبونه لأمهاتهم، قال: أفتحبه لابنتك؟ قال: لا والله يا رسول الله، جعلني الله فداءك، قال: ولا النَّاس يحبونه لبناتهم، قال: أفتحبه لأختك؟ قال: لا والله جعلني الله فداءك، قال: ولا النَّاس يحبونه لأخواتهم؟ قال: أفتحبه لعمتك؟ قال: لا والله جعلني الله فداءك، قال: ولا النَّاس يحبونه لعماتهم، قال: أفتحبه لخالتك؟ قال: لا والله جعلني الله فداءك، قال: ولا النَّاس يحبونه لخالاتهم، قال: فوضع يده عليه، وقال: اَللَّهُمَّ اغْفِرْ ذَنْبَهُ، وَطَهِّرْ قَلْبَهُ، وَحَصِّنْ فَرْجَهُ، فلم يكن بعد ذلك الفتى يلتفت إلى شيء

“Një djalë i ri ka ardhur tek profeti salAllahu alejhi ue selem dhe ka thënë: “O i dërguar i Allahut ma lejo mua zinanë!” Njerëzit ju kthyen atij me qortim dhe i thanë: “hesht, hesht!” Profeti salAllahu alejhi ue selem tha: “Afrohu.” Ai u afrua afër profetit salAllahu alejhi ue selem dhe u ul, pastaj profeti salAllahu alejhi ue selem i tha atij: “A e dëshiron këtë për nënën tënde?” Ai tha: “Pasha Allahun jo, Allahu më bëftë kurban për ty”. Ai tha: “As njerëzit e tjerë nuk e dëshirojnë këtë për nënat e tyre!” Pastaj tha: “A e dëshiron këtë për bijën tënde?” Ai tha: “Pasha Allahun jo, Allahu më bëftë kurban për ty”. Ai i tha: “As njerëzit e tjerë nuk e duan këtë për bijat e tyre!” Pastaj tha: “A e dëshiron këtë për motrën tënde?” Ai tha: “Pasha Allahun jo, Allahu më bëft kurban për ty.” Ai tha: “As njerëzit e tjerë nuk e dëshirojnë këtë për motrat e tyre!” Pastaj tha: “A e dëshiron këtë për hallën tënde?” Ai tha: “Pasha Allahun jo, Allahu më bëftë kurban për ty.” Ai tha: “As njerëzit e tjerë nuk e dëshirojnë këtë për hallat e tyre!” Pastaj tha: “A e dëshiron këtë për tezen tënde?” “Ai tha: “Pasha Allahun jo, Allahu më bëftë kurban për ty.” Ai tha: “As njerëzit e tjerë nuk e dëshirojnë këtë për tezet e tyre!” Pastaj, Profeti salallahu alejhi ue selem e vendosi dorën e tij mbi të (kokën e tij) dhe tha: “O Allah falja atij mëkatin, pastroja zemrën dhe mbroja gjenitalet.” Pas kësaj ai i riu nuk ka shikuar asgjë.”[1]

Në një transmetim tjetër thuhet:

أَنَّ رجلاً أَتَـى رسولَ الله صلَّـى الله علـيهِ وسلَّـمَ فقالَ: ائْذَنْ لِـي فـي الزِّنَا، قالَ: فَهَمَّ مَنْ كانَ قُرْبَ النبـيِّ صلَّـى الله علـيهِ وسلَّـمَ أَنْ يَتَنَاوَلُوهُ، فقالَ النبـيُّ صلَّـى الله علـيهِ وسلَّـمَ: دَعُوهُ، ثم قالَ لهُ النبـيُّ صلَّـى الله علـيهِ وسلَّـمَ: ادْنُهْ، أَتُـحِبُّ أَنْ يُفْعَلَ ذلكَ بأُخْتِكَ، قالَ: لا، قالَ: فبِابْنَتِكَ، قالَ: لا، فَلَـمْ يَزَلْ يقولُ بِكَذَا وكَذَا كُلَّ ذلكَ يقولُ لاَ، فقالَ لهُ النبـيُّ صلَّـى الله علـيهِ وسلَّـمَ: فَاكْرَهْ مَا كَرِهَ الله وأَحِبَّ لأخيكَ ما تُـحِبُّ لِنَفْسِكَ، قالَ: يا رسولَ الله فادْعُ الله أَنْ يُبَغِّضَ إلـيَّ النساءَ، قالَ النبـيُّ صلَّـى الله علـيهِ وسلَّـمَ: اللهم بَغِّضْ إلـيهِ النساءَ، قالَ: فانْصَرَفَ الرجلُ، ثم رَجَعَ إلـيهِ بعدَ لـيالٍ فقالَ: يا رسولَ الله مَا مِنْ شىءٍ أَبْغَضَ إلَـيَّ من النساءِ، فائْذَنْ لِـي بالسِّيَاحَةِ، فقالَ النبـيُّ صلَّـى الله علـيهِ وسلَّـمَ: إِنَّ سِيَاحَةَ أُمَّتِـي، الـجهادُ فـي سبـيلِ الله

Se një burrë ka ardhur tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe i ka thënë: “Ma lejo mua zinanë.” Kur ai e tha këtë, ata që ishin afër profetit salAllahu alejhi ue selem e kritikuan atë, më pas profeti salAllahu alejhi ue selem tha:“Lëreni!” Pastaj i tha atij: “Afrohu!” Dhe i tha: “A e dëshiron që kjo gjë t’i bëhet motrës tënde?” Ai tha: “Jo” Ai i tha: “Po me bijën tende?” Ai tha: “Jo.” Pastaj vazhdimisht e pyeste a dëshiron me këtë e atë, ndërsa ai gjithmonë thoshte se nuk e dëshiron një gjë të tillë. Pastaj Profeti salallahu alejhi ue selem i tha: “urreje atë që e ka urryer Allahu dhe dëshiroja vëllait tënd atë që e dëshiron për veten tënde.”Pastaj ai tha: “O i xërguar i Allahut, lutu Allahut për mua që t’i bëjë të urryera gratë (zinanë) për mua.” Pastaj, profeti salAllahu alejhi ue selem tha: “O Allah bërja atij të urryera gratë (zinanë)!” Burri shkoi, por u kthye pas ca netësh dhe tha: “O i dërguar i Allahut, nuk ka gjë më të urryer për mua sesa gratë (zinaja), prandaj ma lejo shtegtimin (turizmin)!” Profeti salAllahu alejhi ue selem i tha: “Shtegtimi i ummetit tim është, lufta në rrugën e Allahut.”

Komenti:

Ky qëndrim i madh ja vërteton thirrësve në rrugën e Allahut qe t’i kushtojnë rëndësi butësisë dhe bamirësisë ndaj njerëzve, sidomos tek ata të cilët shpresohet përfitimi i zemrave të tyre për të hyrë në islam ose që t’u shtohet besimi dhe të forcohen në fe.

Ashtu siç na ka sqaruar Profeti salallahu alejhi ue selem butësinë me veprat e tij, po ashtu na ka sqaruar me fjalët e tij dhe na ka urdhëruar me butësi në çdo çështje. Transmetohet nga Aishja radijAllahu anha e cila ka thënë: Një grup i jehudive erdhën tek profeti salAllahu alejhi ue selem dhe i thanë atij: “Essamu alejkum (vdekja qoftë mbi ju)”, Aishja tha: “Unë e kuptova thënien e tyre dhe thash “ue alejkumus-samu uel-la’neh (edhe mbi ju qoftë vdekja dhe mallkimi)”. Pasi që ata shkuan, profeti salAllahu alejhi ue selem tha:

مهلاً يا عائشة إن اللَّه يحب الرفق في الأمر كله

“Ngadalë oj Aishe! Me të vërtetë Allahu e do butësinë në të gjitha çështjet.”

Unë (Aisha) thash: “O i Dërguar i Allahut, a nuk e dëgjove se çfarë than?!”

Ai salAllahu alejhi ue selem tha:

قد قلت: وعليكم

“Ju thash atyre: edhe mbi ju!”

I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

يا عائشة إن اللَّه رفيق يحب الرفق، ويعطي على الرفق ما لا يُعطي على العُنْف، وما لا يُعطي على ما سواه

“Oj Aishe, me të vërtetë Allahu është i butë dhe e do butësinë! Ai jep me butësi atë që nuk e jep me ashpërsi dhe nuk e jep ndryshe.”

Në një hadith tjetër ka thënë:

إن الرفق لا يكون في شيء إلا زانه، ولا يُنْزع من شيء إلا شانه

“Nuk hyn butësia në ndonjë gjë veçse e zbukuron atë dhe nuk largohet nga ndonjë gjë veçse se e shëmton atë.”

Dhe e ka sqaruar se, ai që është i privuar nga butësia, në realitet është i privuar nga mirësia:

من يحرم الرفق يحرم الخير

“Kujtdo që është i privuar nga butësia ai është i privuar nga mirësia.”

Transmetohet nga Ebu Derda radijAllahu anhu se profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

من أٌعطيَ حظه من الرفق فقد أعطي حظه من الخير، ومن حُرِمَ حظه من الرفق فقد حرم حظه من الخير

“Kujtdo që i është dhënë hisja e tij nga butësia, i është dhënë hisja e tij nga mirësia. Dhe kujt i ndalohet hisja e tij nga butësia i është ndaluar hisja e tij nga mirësia.”

Ndërsa Ebu Derda duke e kumtuar këtë hadith, tha se profeti salAllahu alejhi ue selem:

من أعطي حظه من الرفق أعطي حظه من الخير، وليس شيء أثقل في الميزان من الخُلُق الحسن

“Kujt i është dhënë hisja e tij nga butësia i është dhënë hisja e tij nga mirësia. Dhe nuk është asgjë më e rëndë në peshojë sesa morali i mirë.”

Transmetohet nga Aishja radijAllahu anha, se profeti salAllahu alejhi ue selem i tha asaj:

إنه من أعطي حظه من الرفق فقد أعطي حظه من خير الدنيا والآخرة، وصلة الرحم، وحسن الخلق، وحسن الجوار يعمران الديار ويزيدان في الأعمار

“Atij të cilit i është dhënë hisja e tij nga butësia, i është dhënë hisja e tij nga mirësia e dynjasë dhe ahiretit. Ndërsa lidhja farefisnore, morali i mirë dhe sjellja e mirë me komshiun, -përmes tyre lulëzojnë vendet dhe e shtojnë jetën (ymrin).”

Profeti salallahu alejhi ue selem e ka ngritur lartë çështjen e butësisë në çdo gjendje dhe e ka sqaruar atë me fjalë e me vepra me sqarim të mjaftueshëm shërues, në mënyrë që të veprojë umeti i tij me butësi në të gjitha çështjet, e në veçanti thirrësit në rrugën e Allahut. Sepse ata janë njerëzit me parësorë për butësinë në thirrjen e tyre, dhe në të gjitha sjelljet dhe gjendjet e tyre. Këto hadithe të cekura, tregojnë vlerën e butësis dhe nxitjen për tu pajisur me ato cilësi dhe me cilësitë e tjera të mira dhe tregojnë për nënçmimin e ashpërsisë dhe nënçmimin e pajisjes me të.

Pra, butësia është shkak për çdo mirësi, ngase me të arrihen qëllimet dhe lehtësohen kërkesat. Me të arrihet shpërblim çfarë nuk arrihet me tjerat, dhe çfarë nuk arrihet me të kundërtën e saj (Neveviu sherh Sahih Muslim).

Veçse ka tërhequr vërejtjen Profeti salAllahu alejhi ue selem nga ashpërsia dhe nga vështirësimi i gjërave ndaj umetit të tij. Transmetohet nga Aishja radijAllahu anha e cila thotë: “E kam dëgjuar profetin salAllahu alejhi ue selem nga kjo shtëpia ime duke thënë:

للَّهم من ولي من أمر أمتي شيئاً فشقّ عليهم، فاشقق عليه، ومن ولي من أمر أمتي شيئاً فرفق بهم فارفق به

“O Allahu im, kujtdo nga umeti im që i është dhënë pushtet dhe (përmes pushtetit) ia ka vështirësuar atyre (umetit), vështirësoja edhe Ti atij! Dhe kujtdo nga umeti im që i është dhënë pushtet dhe është treguar i butë me ta, tregohu edhe Ti i butë me të.”

Dhe kur e ka dërguar dikë nga shokët e tij për ndonjë çështje të tij, e ka urdhëruar për lehtësim dhe i ka ndaluar ata nga largimi i të tjerëve.

Transmetohet nga Ebu musa el-Esh’arij radijAllahu anhu i cili thotë se, kur i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem e dërgonte dikë për të thirr dikë në fe, i thoshte:

بشِّرُوا ولا تُنفِّرُوا، ويسِّرُوا ولا تُعسِّرُوا

“Përgëzoni e mos largoni dhe lehtësoni dhe mos vështirësoni.”

Ndërsa Ebu Musa-së dhe Mu’adhit radijAllahu anhuma, kur i ka dërguar në Jemen i kishte porositur:

يسَّرا ولا تعسِّرا، وبشِّرا ولا تنفِّرا، وتطاوَعَا ولا تختلِفَا

“Lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos largoni, bashkëpunoni dhe mos u përçani.”

Po ashtu, transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu, i cili ka thënë se, ka thënë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem:

يسَّرا ولا تعسِّرا، وبشِّرا ولا تنفِّرا

“Lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos largoni.”

Në këto hadithe, kemi urdhër për lehtësim dhe ndalesë nga largimi i të tjerëve. Dhe profeti salAllahu alejhi ue selem ka bashkuar ndërmjet disa gjërave dhe të kundërtës së tyre, ngase ndodh që njeriu ta bëj lehtësimin në një kohë dhe vështirësimin në një kohë tjetër. Gjithashtu, përgëzon në një kohe dhe largon në një kohë tjetër. Sikur të kishte thënë vetëm “lehtësoni”, atëherë do të kishte thënë të vërtetën ai i cili do të kishte lehtësuar një herë e vështirësuar shumë herë, pasi që tha “mos vështirësoni”me këtë e ka mohuar vështirësimin në çdo gjendje me çfarëdo lloji. Kjo është ajo e kërkuara! Ngjashëm thuhet edhe me “bashkëpunoni e mos u përçani”, ngase ata do të mund të bashkëpunonin në një kohë dhe të përçaheshin në një kohë tjetër. Apo të bashkëpunojnë në një çështje e të përçahen në një çështje tjetër. Profeti salallahu alejhi ue selem ka nxitur në këto hadithe dhe në të tjerat me “përgëzim në mirësitë e Allahut dhe shpërblimin e madh të Tij, me dhuratat e Tija të shumta dhe gjerësinë e mëshirës së Tij. Po ashtu, ka ndaluar nga largimi i të tjerëve me kërcënime dhe frikësime pa përmendje të përgëzimeve. Këtu kemi afrimin e atij që ka hyrë ne islam rishtazi (i ri në islam) dhe lënien e vështirësimit ndaj tij. Gjithashtu, ai fëmijë i cili është afër moshës madhore dhe atij që ka hyrë në moshë madhore, dhe ai i cili është penduar nga mëkatet, – pra, ndaj të gjithëve duhet shkuar shkallë shkallë dhe të sillet butë me ta duke ju treguar veprat e mira pak nga pak. Kështu kanë ardhur obligimet islame shkallë shkallë, pra kur ja lehtëson atij qe ka hyr në bindje ndaj Allahut, apo që dëshiron të hyjë në islam, atëherë atij i lehtësohet dhe në përgjithësi përfundimi i tij është që do t’i shtoj veprat e mira. Por në qoftë se i vështirësohet atij, ekziston frika që fare të mos hyjë në bindje ndaj Allahut, apo nëse ka hyre që të mos vazhdoj në të. (Shih koment Imam Neveviut të Sahih Muslim).

Pra, kështu duhet të jetë mësimi i dijes shkallë shkallë. Prandaj, profeti salAllahu alejhi ue selem ju ka mbajt shokëve të tij këshilla herë pas here (e jo çdo ditë), nga frika që të mos kaplohen nga monotonia. (Shih Fet’hul-Baari – Ibn Haxher).

Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin, i cili e ka orientuar umetin e tij kah çdo mirësi, dhe ua ka tërhequr vërejtjen nga çdo e keqe. Ai salAllahu alejhi ue selem është lutur kundër atij që ja vështirëson umetit  të tij, dhe është lutur për atë që sillet butë me këtë umet, siç ka ardhur në hadithin e lartpërmendur hadithin e Aishes radijAllahu anha. Vështirësimi i gjërave në fe, është prej ndalesave më të qarta ndaj njerëzve, dhe prej nxitjeve më të mëdha për lehtësimin e çështjeve ndaj tyre (Neveviu në Sherh Sahih Muslim).

__________________________________

[1] Transmeton Imam Ahmedi 21708 dhe është autentik sipas Imam Albanit në “Silsiletus-Sahihah 370. Gjithashtu, këtë hadith e transmeton edhe Taberaniu, Bejhakiu dhe Hejthemiu.

Shpërndaje: