Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Burimi: Adhua-ul-Bejan (2/381)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nuk ka asgjë që ndodh pa dëshirën universale të Allahut:
وَمَا تَشَاؤُونَ إِلَّا أَن يَشَاء اللَّهُ
”Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do Allahu.”1
Allahu (Tabarak ue Te ala) ka thënë:
وَلَوْ شَاء اللّهُ مَا أَشْرَكُواْ
”E sikur të donte Allahu, ata nuk do të ishin idhujtarë.”2
وَلَوْ شِئْنَا لَآتَيْنَا كُلَّ نَفْسٍ هُدَاهَا
Sikur të kishim dëshiruar Ne, secilin do ta udhëzonim.”3
خَتَمَ اللّهُ عَلَى قُلُوبِهمْ وَعَلَى سَمْعِهِمْ وَعَلَى أَبْصَارِهِمْ غِشَاوَةٌ وَلَهُمْ عَذَابٌ عظِيمٌ
”Allahu ka vulosur zemrat dhe dëgjimin e tyre, dhe në të pamurit e tyre kanë perde, e ata i pret një dënim i madh.”4
وَمِنْهُم مَّن يَسْتَمِعُ إِلَيْكَ وَجَعَلْنَا عَلَى قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَن يَفْقَهُوهُ وَفِي آذَانِهِمْ وَقْرًا
”Ka prej tyre që ty të dëgjon (kur lexon Kuranin). Po Ne kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe në veshët e tyre shurdhim.”5
Ka shumë tjera ajete që tregojnë se çdo gjë e mirë dhe e keqe ndodhë vetëm për shkak se Krijuesi i qiejve dhe i tokës do ashtu. Ajo që Mutezilitë pohojnë dhe përpjekjet e vazhdueshme e Zamaksharit për ta bërë atë të duket se është aftësia e robit, dëshira dhe veprimi janë të pavarura nga dëshira e Allahut, është padyshim e kotë, të cilën ajetet e përmendura e dëshmojnë.
1 76:30
2 6:107
3 32:13
4 2:7
5 6:25