Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (32 A), min: 27:00
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në disa xhami ekzistojnë zyra në katin e sipërm ose pranë dhomës ku falet namazi. A kanë këto vende të njëjtin gjykim si vetë xhamia?
Përgjigje: Çdo gjë brenda mureve të xhamisë dhe që ka derë nga brenda, i gjithë ky vend konsiderohet xhami, thonë dijetarët. Dhe ajo që është jashtë mureve të saj nuk i përket xhamisë. Kjo do të thotë se brenda xhamisë zbatohen gjykimet e xhamisë. Me fjalë të tjera, personit xhunub nuk i lejohet të qëndrojë aty pa marrë abdes, nuk është e saktë të bërit tregti aty, dhe personi që hyn aty duhet të fal dy rekate. Pra, zbatohen gjykimet e njohura të xhamisë.