“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Çdo gjë që ekziston është e krijuar përveç Allahut të Lartësuar

Imam Ali bin Ala-id-Din bin Ebil-´Izz el-Hanefi (v. 792)

Burimi: “Sherhul-Akidetit-Tahauijjeh”, 1/262
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Qëllimi i fjalës së Allahut:

خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ

“Allahu është Krijuesi i çdo gjëje.” 13:16

Kjo do të thotë se, çdo gjë që ekziston është e krijuar përveç Allahut. Në mënyrë të pashmangshme, këtu përfshihen edhe veprat e njerëzve. Në këtë përgjithësim nuk bën pjesë Krijuesi Te’ala dhe as cilësitë e Tij. Sepse, Allahu është Ai i Cili ka cilësi të plota; cilësi të cilat i përkasin vetë qenies Madhështore të Allahut dhe ato janë të pandashme nga Ai. Nuk mund të paramendohet në asnjë mënyrë ndarja e cilësive nga Ai. Allahu ka pasur cilësitë e Tij të cilat i njohim (dhe ato që nuk i kemi njohur (v.p.)) edhe para se të krijojë. Dhe, argumentet të cilat i përdorin ata (që thonë se “cilësitë e Allahut janë të krijuara” (v.p.)), janë argument kundër tyre.

Shpërndaje: